Mesfushori Hekuran Kryeziu ka folur pas barazimit 1-1 të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Bullgarisë.

Dardanët nuk arritën më shumë se një pikë në përballjen ndaj Bullgarisë të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020 në kuadër të Grupit A.


Ky barazim e ka dëshpëruar kapitenin e Kosovës, Kryeziun, i cili përveç kësaj u befasuar edhe qasje mbrojtëse e kundërshtarëve.

"Nuk ishim nervoz në ndeshje, por kishim deja-vu sikurse në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe", ka thënë fillimisht Kryeziu.

kosfk Festa e futbollistëve të Kosovës pas golit të barazimit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

"Ishim paksa të befasuar pasi nuk e kemi pritur Bullgarinë të jetë aq defansive".

"Në pjesën e parë nuk ishim aq të mirë, por u përmirësuam në pjesën e dytë".

"Me thënë realitetin jemi të dëshpëruar me vetëm një pikë".

"E kemi ditur që bullgarët janë provokativ, në çdo aksion kërkonin konfrontim, por ia dolëm mirë të ruajmë qetësinë, përfundoi mesfushori i Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app