LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Asociacioni i Komunave nuk mund të jetë një etnik

Kryeziu: Asociacioni i Komunave nuk mund të jetë një etnik

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka thënë se Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, i kishte dorëzuar disa dokumente kryeministrit Albin Kurtit, lidhur me mbarëvajtjen e dialogut. Këto dokumente Kurtit i ishin dhënë për aq kohë sa ai ishte kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.

“Lajçak e ka informuar Kurtin për mbarëvajtjen e procesit të dialogut, gjatë kohës së Qeverisë Hoti në kuptimin se çfarë është përparuar në atë drejtim dhe ku kanë qenë ngecjet. Kurti i ka të gjitha informacionet dhe i ka trajtuar ato me kujdes, ashtu që të njëjtat të jenë të vlefshme për përgatitjen e Qeverisë për dialogun, kurdo që ai do të fillojë”.

“Ato dokumente janë informacion para se të jenë diçka tjetër nuk mund të cilësohen marrëveshje. Dokumentet që janë ndarë me kryeministrin Kurti janë në kuadër të informimit për procesin e dialogut, që është zhvilluar për nëntë muajt e kaluar gjatë kohës sa Kurti nuk ishte në pozitë. Ato derisa janë informacione do të konsiderohen me vëmendje të veçantë, për shkak se është shumë e nevojshme që të kemi përgatitje paraprake për dialogun me Serbinë, çka është një kërkesë legjitime nga Republika e Kosovës. Ne nuk jemi kundër dialogut, por ai duhet të jetë me parime të vendosura dhe evidente”.


Kryeziu në KlanKosova ka deklaruar se ata do të punojnë me kujdes të madh për të rregulluar dëmet që i kanë shkaktuar ish-qeveritë në dialogun me Serbinë dhe se do të kujdesen që të mos ketë më gabime në këtë proces.

“Qeveritë e kaluara e kanë krijuar një perceptim dhe përshtypje të gabuar se Kosova është gatshme për kompromise, që e tejkalojnë atë që për një kohë të gjatë është konsideruar si kompromisi më i madh e që është Pakoja e Ahtisarit. Ky perceptim e ka dëmtuar shumë Kosovën si në raportin e dialogut si dhe në marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj. Na duhet të punojmë shumë, në atë çka ne i konsiderojmë me të drejtat sovrane, mirëpo me kujdesin më të madh që të zhbëjmë dëmin që qeveritë e kaluara e kanë shkaktuar si dhe të mos bëjmë dëme të tjera”.

Ai ka theksuar se Asociacioni i Komunave Serbe nuk mund të jetë një etnik.

“Kryeministri Kurti e ka thënë më shumë se njëherë që neni 42 i Kushtetutës të Kosovës e përcakton lirinë e asocimit. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të jetë një etnik. Për më tepër e ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që praktikisht e shpall atë të vdekur”, ka thënë Kryeziu.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori