LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° cloudy

Kryevepra subversive e Kubrick hap DokuFestin, derisa filmi i ri i shkurtër i Karahodës e mbyll edicionin e sivjetmë

Kryevepra subversive e Kubrick hap DokuFestin, derisa filmi i ri i shkurtër i Karahodës e mbyll edicionin e sivjetmë

Filmi satirik i Stanley Kubrick mbi ankthin e Luftës së Ftohtë sivjet do të hapë programin e filmave në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, derisa filmi i fundit i regjisorit prizrenas, Samir Karahoda do ta mbyllë këtë edicion më 10 gusht.

DokuFest ka njoftuar se filmi “Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb”, nga regjisori legjendar Stanley Kubrick do të hapë festivalin të premten, më 2 gusht, në kinemanë Lumbardhi pas ceremonisë së hapjes, raporton Telegrafi.

“Interpretimi komik i Stanley Kubrick mbi ankthin e Luftës së Ftohtë është një nga satirat më të ashpra të marrëzisë njerëzore që ka dalë ndonjëherë nga Hollywood-i. Aktori i jashtëzakonshëm Peter Sellers luan tre role krejtësisht të ndryshme: Kapitenin e Forcave Ajrore Mbretërore, Lionel Mandrake, që përpiqet me çdo kusht të ndalojë një sulm bërthamor ndaj BRSS-së, të urdhëruar nga një gjeneral i krisur (Sterling Hayden); Presidentin amerikan të pafuqishëm dhe gjithmonë të hutuar, Merkin Muffley, që duhet t’i japë lajmin e keq kryeministrit sovjetik; dhe vetë Strangelove-in, një këshilltar presidencial në karrocë dhe me një të kaluar naziste. Duke gjetur humor në pothuajse çdo situatë të paimagjinueshme, ’Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb’ është një kryevepër subversive që zyrtarisht e shpalli Kubrick-un si një stilist të paarritshëm dhe ironist të zymtë”, thuhet në njoftimin e DokuFestit.


Ndërsa maratona e filmave në edicionin e sivjetmë do të përmbyllet me filmin “Rrugës” të Samir Karahodës, krijim ky që pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Cannes, në maj të këtij viti, raporton Telegrafi.

“Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, festivali do të mbyllet me shfaqjen e filmit ‘Rrugës’, filmit të shkurtër më të ri të kineastit të mirënjohur kosovar Samir Karahoda. Të frymëzuar nga ngjarje të vërteta, një regjisor dhe djali i tij, Miron (13), bashkëpunojnë për një skenar që gërsheton përvojat e tyre personale dhe elementet autobiografike me shqetësime më të mëdha për vendin e tyre. Teksa nisen për në aeroport për të marrë një dhuratë nga kumbari i djalit, ata ndeshen me pengesa burokratike që lënë të kuptohet për stagnimin e përparimit politik dhe shoqëror në atdheun e tyre. Ky udhëtim i shkurtër evoluon në një eksplorim të thellë të lidhjes së tyre në sfondin e sfidave shoqërore dhe pasigurisë që lind mbi të ardhmen e tyre”, thuhet në njoftimin e DokuFestit.

Edicioni i sivjetmë i DokuFestit mbahet nga 2 deri më 10 gusht në Prizren. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
LVV e PDK

LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori