LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 12° partlycloudy_night

“Kryetarit nuk po i zbardhë dita për të filluar punën” – Rashiti reagon për vonesat e punimeve në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan

“Kryetarit nuk po i zbardhë dita për të filluar punën” – Rashiti reagon për vonesat e punimeve në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan

Më 25 maj 2024, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pati njoftuar se do të fillojnë punimet në rrugën “Adem Jashari”, por sipas PDK-së janë bërë plot 90 ditë dhe askush nuk ka filluar të punoj.

Si rrjedhojë, ka reaguar shefi i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Riad Rashiti i cili tha se kryetarit të komunës nuk po i zbardhë dita për të filluar punën në këtë rrugë.

“Janë bërë 90 netë ëndërr e pafund, e kryetarit të komunës nuk po i zbardhë dita me ia nis punës në rrugën “Adem Jashari”, ka thënë ai, duke theksuar se sot pas 90 ditëve nuk ka filluar askush të punoj.


“Më 26 maj 2024 kryetari i komunës përmes njoftimit publik u tregoi qytetarëve dhe bizneseve se nesër fillojnë punimet në rrugën ‘Adem Jashari’ në Gjilan, por sot pas 90 ditësh më datë 27 gusht 2024 nuk ka filluar askush të punojë. Ëndërra e pafund, si pasojë e gjumit të thellë të kësaj qeverisje komunale”, ka theksuar ai.

Rashiti thekson se PDK është e bindur se kryetarit Hyseni do të vie shumë shpejtë, ku sipas tij qytetarët e Gjilanit do ta largojnë nga pushteti bashkë me organizatën e Vetëvendosjes.

“PDK është e bindur se e nesërmja e këtij kryetari do të vie shumë shpejtë, kur qytetarët e Gjilanit do ta largojnë nga pushteti bashkë me organizatën e VV-së, e cila në këtë mandat qytetin tonë e ka dështuar në çdo fushë, projekt e zhvillim ekonomik”, ka theksuar tutje ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Kalo në kategori