LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Supremes takon gjyqtarët për krime të rënda, flasin për korrupsionin në Kosovë

Kryetari i Supremes takon gjyqtarët për krime të rënda, flasin për korrupsionin në Kosovë

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, njëherësh kryesues i Komisionit Konsultativ për Politikë Ndëshkimore, ka nisur sot takimet me gjyqtarët e departamenteve për krime të rënda, për të diskutuar lidhur me veprat penale të korrupsionit.

Me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Gjykata Supreme ka përgatitur një draft Udhëzues “korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”, i cili është elaboruar para gjyqtarëve.

Në njoftim thuhet se ky udhëzues qartëson disa prej elementeve kyçe të këtyre veprave, përfshirë pikënisjen specifike, rrethanat lehtësuese dhe rënduese, arsyetimin, dënimet plotësuese, ndalimin e ushtrimit të profesionit, konfiskimin e përfitimit, caktimin e dënimit varësisht prej veprës penale lidhur me korrupsionin zyrtar etj.


Takimi i parë po zhvillohet me gjyqtarët e Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërkaq ditëve në vijim takimet e tilla do të zhvillohen nëpër të gjitha gjykatat themelore në vend, si dhe në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori