Zgjedhjet lokale priten të mbahen në vjeshtë dhe për këtë partitë politike në vazhdimësi janë duke i shpallë kandidaturat për kryetar komunash. Partia Demokratike e Kosovës deri më tani ka shpall disa nga kandidatura për kryetar në disa komuna të Kosovës, si në Prizren, Fushë Kosovë, Ferizaj, Skenderaj, etj, por jo edhe për qytetin e Mitrovicës.
Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Mitrovicë, Bedri Hamza në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare se kush pritet të jetë kandidat për kryetar komune nga kjo parti, mirëpo nuk e përjashton mundësinë që të jetë njëri nga kandidatët.
Hamza tha se në bazë të rregullores së PDK-së, struktura e degës duhet të vendos për kandidatin e mundshëm për kryetar të komunës dhe kjo më pas duhet të miratohet në organet qendrore të saj.
Sipas tij, në degë të PDK-së, në Mitrovicë ka shumë emra që mund të jenë kandidat.
Mirëpo, sipas Hamzës një prej opsioneve për kandidat është edhe emri i tij, si kryetar i degës së PDK-së, në Mitrovicë.
“PDK është duke i zyrtarizuar kandidaturat për kryetar të komunave, deri tash janë zyrtarizuar disa kandidatura, e normalisht që kur te vjen radha edhe Mitrovica do ta ketë kandidatin e vet zyrtar.
Proceduralisht kjo shkon përmes strukturave të degës, d.m.th është rregull dhe e përshkruar me statusin dhe rregulloren e brendshme të partisë që kandidaturat shkojnë përmes organeve të degës dhe më pas organet qendrore të partisë vendosin. Ka më shumë emra që mund të jenë kandidat potencial të Mitrovicës, nuk jam prej atyre që vet shpallem kandidat për kryetar por një prej opsioneve është edhe emri jem si kryetar i degës së PDK-së, në Mitrovicë”, ka thënë Hamza.
Ndryshe, ditë më parë kryetari i aktual i kësaj komune, Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje kishte thënë se nuk e përjashton mundësinë që të rishpall kandidaturën e tretë për kryetar të qytetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

MPJ: Vendimi për rezolutën për Ukrainën nuk duhet të interpretohet si tërheqje apo ndryshim të qëndrimeve të shprehura më parë

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri