Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndjekur nga afër edicionin e dytë të "RLIOF", koncertit të tenorit shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahajt.

Në koncertin, që solli yje të famshëm botëror, u krijua një atmosferë e mrekullueshme në Prishtinë me qindra të pranishëm.


Rama ka shpërndarë së fundmi disa imazhe nga mbrëmja madhështore dhe thotë se me ngjarje të tilla është duke e përjetuar natyrën e vërtetë të Prishtinës.

295891494 365478322415352 5376080156173811248 n Foto: Screenshot/Facebook

Postimi i plotë i Ramës (pa ndërhyrje):

"Me tingujt e bukur të muzikës operistike dhe këngët shqipe të përpunuara dhe të interpretuara mjeshtërisht, Rame Lahaj dhe miqtë e tij, bashkë me Filharmonia e Kosovës, dhuruan një program madhështor dhe emocione të forta për mijëra qytetarë mbrëmë në Prishtinë. Jam shumë i lumtur që Komuna e Prishtinës është përkrahësja më e fuqishme e Rame Lahaj International Opera Festival për këtë vit, dhe do të vazhdojë të mbetet e tillë edhe më tutje. Prania e artistëve të mirënjohur botërorë, si Sopranot Pretty Yende dhe Anna Bondarenko, Maestro Jean Bernard Thomas, Baritoni Franco Vassallo e Dirigjenti Valerio Galli, këngëtares sonë shqiptare Erza Muqolli dhe vetë Ramës këtu, e ka vendosë Prishtinën tonë në harta botërore, duke e shndërruar atë në një pikë fokale të rëndësishme për zhvillimin e artit e të kulturës. Me ngjarje të tilla, po e përjetojmë natyrën e vërtetë të Prishtinës: një qytet i mundësive, i të rinjve, një qytet i artit e kulturës; një Prishtinë e përjetimeve". /Telegrafi/