Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka treguar se si mund të shfuqizohet tarifa ndaj mallrave të Serbisë, të mbrohet tregu dhe të ruhet partneriteti me partnerët ndërkombëtarë.
Rukiqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se hapat për shfuqizim të tarifës dhe masa janë të bazuara në rregullat e Organizatës Botërorë të Tregtisë dhe CEFTA-s, transmeton Telegrafi.
Rukiqi ka thënë që si hap të parë Qeveria duhet të miraton një deklaratë që i drejtohet të gjitha vendeve të Quintit, CEFTA-s, Komisionit Evropian, ku i përfshinë të gjitha barrierat më të cilat Serbia pengon lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve, përfshirë tranzitin dhe energjinë, barriera që janë identifikuar tashmë nga bizneset dhe Qeveria.
Hap të dytë, Rukiqi thotë se Qeveria duhet të miratojë një dokument mbi parimet e politikës tregtare në marrëdhëniet bilaterale tregtare.
“Dokumenti në premabule i referohet Regjimit Tregtar liberal që ka Kosova, që bazohet në Rregullat e OBT-së, GATT dhe obligimet që dalin nga MSA dhe CEFTA. Gjithashtu dokumenti rithekson orientimin e Kosovës për tregti të lirë, por duke ruajtur konkurrencën e barabartë në treg dhe nevojën për mbrojtje të prodhimit vendor, duke ruajtur të drejtën për masa mbrojtëse, masa anti dumping konform legjislacionit në fuqi dhe masa reciproke, në rastet kur nuk funksionon asnjë mekanizëm bilateral apo multilateral për zgjidhjen e kontesteve tregtare mes palëve të përfshira”, ka shkruar Rukiqi.
Ndërsa, hap të tretë, Qeveria duhet të miratojë vendimin për shfuqizim të tarifës me dy nene të rëndësishme, a. Shfuqizohet vendimi për vendosjen e tarifës 100%. B. Vendimet tjera për të siguruar zbatim të marrëveshjes së CEFTA-s dhe ndërtim të raporteve tregtare me Serbinë. Do të ndërmerren në pajtueshmëri të plotë me Dokumentin mbi Parimet e Përgjithshme të Politikës Tregtare.
“Besoj një roadmap i përshkruar më lartë siguron bazë për shfuqizim të tarifës, krijim të vëmendjes dhe presionit, te të gjithë akterët për barrierat që i kemi me Serbinë, arsyetim solid për çfarëdo mase reciprocitet, në rastet kur vendoset për të tilla, para partnerëve ndërkombëtar, si dhe siguron transparencë për qytetarët dhe bizneset”vijon shkrimi i tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit