LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Istogut komenton dhënien e tenderëve për drejtorët e Komunës dhe simpatizantët e LDK-së

Kryetari i Istogut komenton dhënien e tenderëve për drejtorët e Komunës dhe simpatizantët e LDK-së
Haki Rugova - Kryetar i Istogut, Foto: fb.com/kallxo

Sonte në emisionin “Jeta në Komunë” kryetari i Istogut, Haki Rugova, u përball me hulumtimin në të cilin vihej në pah dhënia e tenderëve për drejtorët komunalë dhe simpatizantët e LDK-së.

Në lidhje me dhënien e këtyre tenderëve ku përfitues kanë qenë anëtarët e LDK-së dhe simpatizantë të kësaj partie, i pari i Komunës ka thënë se nuk ka shkelje.

“Çka ka të bëjë me konflikt interesi këtu, çka ka lidhje, a ka shkelje këtu? Unë nuk e shoh që ka shkelje”, tha Rugova.


Në këtë emision u vu në pah se kompania “Intering Construction”, në pronësi të  vëllait të drejtorit të Arsimit Harush Shoshi, ka fitur tenderë në Komunë.

Kjo kompani ka fituar tenderin për furnizim me material ndërtimor për rastet emergjente. Vlera e kësaj kontrate është 55 mijë euro.

Tenderë ka fituar edhe kompania në të cilën punon drejtori i Urbanizmit, Jashar Blakaj.

Kompania “Granit Sh.P.K”, ka fituar tenderin për asfaltimin e rrugës në Dubravë, tenderin për asfaltimin e rrugës Istog – Cerrcë, tenderin për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve dhe tenderin për asfaltimin e rrugës “Jakup Ferri”. Vlera e këtyre katër projekteve është rreth 400 mijë euro./kallxo.com

[Sqarim: Debati është zhvilluar më 7 tetor 2020]

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori