LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i infektuar i Kamenicës: Qytetarët duhet të mësohen të bashkëjetojnë me coronavirusin

Kryetari i infektuar i Kamenicës: Qytetarët duhet të mësohen të bashkëjetojnë me coronavirusin

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati sot ka rezultuar i infektuar me coronavirus.

Kastrati në RTV Dukagjini thotë se po të mos ishte testuar vështirë se do ta dinte se është i prekur me coronavirus.

Ai ka treguar se vetëm pasi e ka parë se një koleg nga Prishtina ka rezultuar pozitiv me COVID-19 është testuar dhe ka rezultuar pozitiv, përcjell Telegrafi.


Kastrati thotë se për momentin është i vetmi person i prekur me COVID-19 nga Komuna e Kamenicës.

Ai thotë se megjithatë vështirë të mendohet rikthimi i masave të mëhershme.

“Humbja e vendeve masive të punës do të ishte një krizë edhe më e madhe për shoqërinë tonë. Duhet t’i ftojmë qytetarët se duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me virusin. Duhet të mbajmë maskat, distancën dhe të bëjmë pastrimin e duarve sa më shpesh”.

Kastrati thotë se ndjehet pak më i lehtësuar pasi me familjen që jeton asnjë pjesëtarë nuk ka sëmundje kronike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori