LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i FFK-së: Pranojmë çfarëdo lokacioni për stadium që e vendos qeveria

Kryetari i FFK-së: Pranojmë çfarëdo lokacioni për stadium që e vendos qeveria

Në debatin për lokacionit e stadiumit ku do t’i zhvillonte ndeshjet Përfaqësuesja e Kosovës është përfshirë edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi.

Ademi, në një video lidhje për “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë ai stadium do të ishte dashur të ndërtohet pasi sipas tij “Kombëtarja [e Kosovës] është keq me infrastrukturë edhe për stërvitje edhe për ndeshje ndërkombëtare”.

Ai ka thënë se për momentin i vetmi stadium në diaspozicion të Kosovës është “Fadil Vokrri” e që sipas tij për ndonjë arsye në këtë stadium nuk do të mund të luheshin ndeshje, Kosova do të duhej të luante në Shkodër.


Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka thënë se meqë projekti për ndërtimin e stadiumit është i qeverisë, FFK nuk mund ta përcaktojë lokacionin apo kohën e ndërtimit të tij.

“Qeveria vendos ku dhe si, e po ashtu dhe kohën kur do të ndërtohet ky stadium. Për ne më rëndësi është ta kemi këtë stadium sa më parë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ademi ka kërkuar falje nga tifozët që nuk kanë mundur të sigurojnë bileta për ndeshjet e Kosovës.

Ai ka thënë se është një projekt që stadiumi “Fadil Vokrri” të zgjerohet dhe të fitohen edhe 7 mijë ulëse të reja.

“Për mua do të ishte mirë që projekti të fillojë në mars dhe stadiumi të jetë i gatshëm për kualifikimet e radhës”.

Ademi ka thënë se do të respektojnë vendimet e qeverisë për lokacionin e stadiumit të ri dhe sipas tij e rëndësishme është që të ndërtohen stadiume të reja./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Retegui dhe Lookman bëjnë 'Hyjneshën' të ëndërrojë: Dy yjet dhe mbrojtja e fortë po e çojnë Atalantën drejt Scudettos

Retegui dhe Lookman bëjnë 'Hyjneshën' të ëndërrojë: Dy yjet dhe mbrojtja e fortë po e çojnë Atalantën drejt Scudettos

Serie A
Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Liga e Parë
Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

La Liga
Kalo në kategori