Kryetari i bordit të ZRrE-së tregon se pse u propozua ngritja e çmimit të energjisë elektrike
Ymer Fejzullahu, kryetar i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka arsyetuar propozimin për rikthimin e bllok-tarifave të energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovatë orë rrymë në muaj.
Sipas tarifave të publikuara, qytetarët që shpenzojnë mbi 600 kilovatë do të paguajnë dyfish më shtrenjtë energjinë elektrike.
Fejzullahu në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se ZRrE është e obliguar të mbulojë kostot me furnizim me energji elektrike, duke përmendur ngritjen e çmimit të energjisë elektrike në tregjet botërore.
“ZRrE e ka për obligim me e reflektu koston me furnizim me energji elektrike. ZrRE ka përgatitur një raport konsultativ në të cilin të gjithë mund të jepin komentet e tyre. Kriza e çmimeve të energjisë nuk është vetëm në Kosovë por në të gjithë botën, nuk ka mungesë të rrymës por ka rritje të çmimit të energjisë elektrike. Kemi 500% të rritjes se çmimit në treg të rrymës elektrike. Në tre vitet e fundit, çmimi për import të rrymës ka qenë në mes 40-50 euro për megavat orë ndërsa në tre muajt e fundit ka pasur raste kur kemi blerë deri në 500 euro megavatin për orë”, tha ai.
“Mesatarja e shpenzimit të qytetarëve është rreth 450 kilovatë rrymë në muaj në Kosovë. Këtu përfshihen rreth 70% e qytetarëve. Me kapacitetet ekzistuese deri në 600 kilovatë rrymë mund të ofrojmë rrymë me çmime të arsyeshme… Ndërsa ata që shpenzojnë mbi 600 kilovatë orë e rëndojnë sistemin dhe për ta është propozuar shtrenjtim”, theksoi ai.
Fejzullahu shpjegoi se pse bizneset nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.
“Bizneset nuk kanë bllok-tarifa as në të kaluarën e as tash. Bazë të vlerësimit tonë, ne e kemi pasë rritjen për të gjithë konsumatorët. Por këto tash janë vetëm për konsumatorët. Qeveria ka nda një fond, është zotu, se do t’i japë rreth 75 milionë euro për të gjithë konsumatorët dhe ky fond ka rezultu të jetë 0% për bizneset dhe 0% për konsumatorët nën 600 kilovatë orë”, theksoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij