LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët në ‘ekzil’!

Kryetarët në ‘ekzil’!

Katër kryetarë të komunave të Kosovës e kanë lënë drejtimin e pushtetit lokal për të cilin kanë fituar besimin e qytetarëve dhe për të cilin marrin pagë nga buxheti për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Bëhet fjalë për Shpend Ahmetin, Mimoza Kusari-Lilën, Agim Bahtirin dhe për Rasim Selmanajn, shkruan sot, gazeta “Zeri”.

Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu i kanë vënë përkohësisht “vijë të kuqe” drejtimit të Komunës së Prishtinë pasi angazhim kryesor aktualisht e kanë fushatën në terren për të grumbulluar vota për zgjedhjet e 11 qershorit.


Kryetari Ahmeti dhe nënkryetari Sejdiu janë kandidatë për deputetë nga radhët e lëvizjes  “Vetëvendosje”, ndonëse i mbajnë njëkohësit dy pozitat kryesore në Komunë të Prishtinës.

Njëjtë si Ahmeti e Sejdiu është duke vepruar edhe kryetarja aktuale e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, si dhe kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj.

Të kontaktuar nga gazeta “Zëri” kryetarët e këtyre komunave kanë thënë se po arrijnë të qëndrojnë mirë në të dyja anët.

Mirëpo në anën tjetër njohësit e çështjeve politike thonë se primare për të dyja palët do të duhej të ishte komuna, të cilën e udhëheqin.

Sipas tyre, është e pamundur që në këtë kohë të angazhimit në nivel qendror të mos neglizhohet niveli lokal.