LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e komunave i reagojnë Kurtit: Është fyerje të na cilësosh si anti-shtetërorë, kërko falje

Kryetarët e komunave i reagojnë Kurtit: Është fyerje të na cilësosh si anti-shtetërorë, kërko falje

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti, i cili duke folur për dorëzimin e listave për paga nga komunat tha se “bojkoti që të mos dorëzohen listat, s’është thjesht politikë anti-qeveritare, por është politike antishtetërore”.

Sipas AKK-së, kjo qasje nuk i duhet Kosovës e as momentumit, “aq më tepër qasje që polarizon panevojshëm shoqërinë tonë”.

“Po ashtu Ju rikujtojmë që punëdhënës i punëtorëve komunalë është Komuna dhe jo Qeveria kurse Ministria e Financave vetëm proceson pagesat sepse vendimmarrës për buxhetet komunale janë vetë komunat”, thuhet në reagimin e kryetarëve të komunave.


“Si mund të bëjnë politikë anti shtetërore Kryetarët e Komunave ku secili nga ata ka një veprimtari të begatë në shërbim të atdheut dhe kombit me dekada të tëra e që shumë nga ata edhe luftëtar lirie si dhe familjar dëshmorësh që kanë derdhur gjakun për shtetin e Kosovës”.

Tutje, thuhet se është fyerje të cilësohen kryetarët e komunave si anti shtetit të Kosovës, ndaj i kanë kërkuar kryeministrit që të kërkojë falje.

“Pra, Kryetarët e Komunave kanë sakrifikuar shumë për shtetin, duke mos kursyer asgjë.  Nuk ka asnjë logjikë që një njeri që ka luftuar për vendin e vetë të punojë kundër shtetit. Kryetarët e Komunave vetëm po kërkojnë ligjshmëri dhe funksionim të ndarë mes niveleve të qeverisjes në Kosovës në harmoni me Kushtetutën”.

“Prandaj, Kryeministër Kurti e ke obligim moral dhe institucional t’u kërkosh falje Kryetarëve të Komunave dhe mos të nxitësh edhe situata tjera për të cilat Kryetarët nuk kanë asnjë përgjegjësi”, thuhet më tej në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori