Kryetarët e komunave të Kosovës edhe një herë kanë kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AVUK) që seriozisht të merret me trajtimin e qenve endacakë.
Sipas kryetarëve të komunave, përgjegjësinë për qentë endacakë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me buxhet shtesë në vlerë miliona euro që nga vitit 2018, e ka marrë dhe vazhdon ta ketë AVUK.
“Që në atë kohë, në takimet e ndryshme që Kryetarët e Komunave kanë zhvilluar me institucionet relevante, ku është kërkuar zgjidhja e problemit me qentë endacak, është konstatuar që ky problem nuk mund te zgjidhet komunë për komunë ndaras por është kërkuar zgjidhje ne nivel vendi”, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), përcjell Telegrafi.
Për këtë arsye, sipas AKK, AVUK si institucion qendror, ka marrë përgjegjësi që të merret me trajtimin e këtij problemi në nivel vendi. Për këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndarë buxhet shtesë AVUK-ut (buxhet me miliona euro) që të merret me trajtimin e qenve endacak.
“Duhet theksuar që baza ligjore e bën përgjegjës AVUK që të kujdeset për shëndetin dhe kontrollimin e kafshëve në Kosovë (konsiderohet që edhe qentë janë kafshë), siç është përshkruar në Ligjin 2004/21 dhe Ligjin 02/21 dhe bazuar në këtë ligj, AVUK ka të krijuar edhe sektor brenda saj dhe ka zyrtarë shtetëror që merren me mirëqenien e kafshëve”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet, se kryetarët e Komunave kërkojnë nga AVUK zbatimin e plotë të zotimeve të tyre që burojnë nga projekti disa vjeçar, projekt ky i cili ka planin konkret të veprimit disa vjeçar i përcjellur me buxhet shtesë.
“Duhet theksuar që ky projekt është hartuar në bashkëpunim me Komunat e Kosovës dhe me ambasadën Amerikane i përkrahur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nga vitit 2018. Kjo është zgjidhja e problemit dhe jo akuza ndaj komunave”.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës në ditët në vijim do të deponojë kërkesën mbi qasjen në dokumente zyrtare në AVUK sa i përket zbatimit të projektit në fjalë”, thuhet në komunikatën e AKK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria jep detaje për aksionin e fajdes në Prizren – të arrestuarit iu sekuestruan mbi 8 mijë euro dhe një veturë

Burg të përjetshëm për Elvin Kurtoviq për vrasjen në qendrën tregtare “Mavrovasja”

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker