LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e komunave dhe Qeveria flasin për masat e reja në luftimin e COVID-19

Kryetarët e komunave dhe Qeveria flasin për masat e reja në luftimin e COVID-19

Kryetarët e Komunave të Kosovës, kanë zhvilluar sot një takim virtual me kryeministrin Avdullah Hoti.

Në këtë takim sipas njoftimit është diskutuar për situatën me pandeminë COVID-19, ku Qeveria pritet që së shpejti të merr masa të reja në luftimin e COVID-19.

“Këto vendime pritet të vijnë për shkak të rritjes së numrit të madh të rasteve e të cilat në ditët në vijim pritet të jenë shumë kritike.


Kryetarët e Komunave në anën tjetër i mirëpriten vendimet e reja të Qeverisë së Kosovës, por kërkuan që këto vendime të jenë mirë të menduara dhe të adresuar në atë mënyre që i ndihmojnë përmirësimit të luftimit të gjendjes me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

KRYETARËT E KOMUNAVE U DAKORDUAN PËR MASAT E REJA ANTI-COVID19

Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Kryetarët e Komunave kanë zhvilluar takimin virtual të radhës me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Avdullah Hoti.

Në këtë takim morën pjesë Kryetarë të Komunave, Kryeministri i Kosovës z. Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj dhe Drejtori i IKSHPK z. Naser Ramadani.

Temë e këtij takimi ishin rritja e numrit të rasteve me COVID – 19 në javët e fundit si dhe masat e reja të cilat pritet ti merr Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së rasteve të Covid-19 dhe uljen e numrin të rasteve.

Takimin e kryesoi Zëvendës Kryetari i AKK-së z. Xhafer Gashi i cili në pika të shkurta paraqiti adresimet e fundit nga komunat për rivlerësim të masave. Në këtë prizëm ai tha se Asociacioni i Komunave të Kosovës me anë të një kërkesë drejtuar Ministrit të Shëndetësisë z.Armend Zemaj dhe Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike z.Agim Veliu ka kërkuar rishqyrtimin e masave Anti-Covid19.

Këto kërkesa janë adresuar edhe në takimin e fundit të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID -19.

Kryeministri z.Avdullah Hoti edhe në këtë takim para Kryetarëve të Komunave i ngriti shqetësimet dhe sfidat me kapacitet të cilat i ka sistemi shëndetësorë e të cilat janë në limitet e fundit sa i përket kapaciteteve të shtretërve për trajtimin e pacientevëve me COVID – 19 dhe jemi në një situate të rëndë epidemiologjike.

Po ashtu në këtë takim, kryetarët e komunave u njoftuan për vendimet e reja të cilat pritet të merren nga Qeveria e Kosovës e të cilat janë adresuar nga Kryetarët e Komunave.

Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj, në këtë takim tregoi disa nga vendimet të cilat pritet të merren në mbledhjen e fundit të Qeverisë. Këto vendime pritet të vijnë për shkak të rritjes së numrit të madh të rasteve e të cilat në ditët në vijim pritet të jenë shumë kritike.

Kryetarët e Komunave në anën tjetër i mirëpriten vendimet e reja të Qeverisë së Kosovës, por kërkuan që këto vendime të jenë mirë të menduara dhe të adresuar në atë meënyrë që i ndihmojnë përmirësimit të luftimit të gjendjes me COVID-19. Në këtë takim po ashtu u adresuan shumë çështje të tjera nga Kryetarët e Komunave e cilat kërkojnë një vëmendje e adresim të shpejtë nga ana e Qeverisë.

Në fund të këtij takimi z. Naser Ramadani bëri thirrje që masat të cilat janë të rekomanduara nga ana e Institutit e të cilat janë bartja e maskave, distanca dhe higjena personale të jenë masat më të mira të mbrojtjes nga COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori