Me interes i lexova të gjithë artikujt tuaj mbi artin. M’u dukën shumë të nevojshëm, të rëndësishëm dhe shumë bashkëkohës, veçanërisht orientimi ideor.
Na ka mbetur t’i bashkojmë mundësitë e paorientuara të artit të madh?
Ndoshta qëndron puna në atë, se në çfarë zhanri dhe simbas çfarë recetash të shkruhet? Mendoj, se kryesorja në gjithë artin është artistikja, që me talent dhe me të drejtë të pakompromis të zbulojmë esencën shoqërore, morale e psikologjike të jetës intime, të njerëzve dhe të marrëdhënieve të tyre, që artin do ta pasuronte shpirtërisht dhe estetikisht. Se arti është i drejtë domosdo duhet të jetë edhe ideor.
Tashmë është krejt e painteres që lexuesi të lidhet me farë formulash ideore, apo nuk guxojmë që te ai të ngacmojmë këtë reaksion ideor në mënyrë emocionale, përmes transformimit artistik, se këtu nuk ndihmojnë as mendimet as qëllimet më të mira, as frazat e larta mbi “dobinë”.
Nuk bën që poezia të shikohet vetëm si mjet i propagandës se ideve, madje edhe të atyre më përparimtare, e stili – vetëm si instrument i mendimeve. Arti ka nevojë për shpërndërrime të ndjenjave, të nervave, Dhe ku, pos në poezinë e mirë, ana e fuqishme t’ia heq mendjen lexuesit për ndërveprime të papritura dhe të fuqishme, duke qëndruar gjithkund më mirë se argumentet e formuara logjike. Dhe mundemi ne, duke kuptuar gjithë këtë, t’ia marrim të drejtën poezisë për zërin që ka gjatë atyre ditëve, kur letërsia zgjidh detyra shoqërore-kulturore. Përse nuk do të mund të dallonim, për shembull, prapa simboleve mistike të muzës së cfilitur të Rembosë dhe Verlenit kërkimin e mjeteve shprehëse të vargut, synimin që të mos përshkruhet karakteri i jashtëm, e me guxim të depërtojmë në fshehtësinë e ndjenjave dhe të mendimeve, në lidhjet e fshehta midis botës dhe nesh. Përse të mos çmohet orvatja e impresionizmit dhe e simbolizmit, të përafrohen sferat e gjinive të artit, – pikturës, muzikës dhe poezisë, orvatjen, e cila i ndihmon aq shumë njerëzimit të zbulojë të renë, faqen më të bukur të kulturës njerëzore?
Athua poezia qytetare, sociale nuk ka të drejtë në përkryerjen estetike, apo detyra e saj është – të jetë vetëm pllakat?
Satira është purgator i madh i shoqërisë. Dhe kështu, në ditët tona do mund të pajtoheshim me Hegelin, se “paraqitja përmes satirës në mënyrë të qartë lidhet me divergjencat e subjektivitetit dhe parimeve të tij abstrakte me realitetin empirik” dhe, se prandaj ajo nuk e përbën as poezinë e as veprën e vërtetë artistike”… Para së gjithash, një abstraktësi e tillë artistike, karakteristike për satirën didaktike-retorike, e cila, më duket, ju lutem, e ka thënë fjalën e vet në letërsinë evropiane të shekujve XVII-XVIII e edhe në letërsinë tonë të Rilindjes. Përveç kësaj, ajo nuk e lind mendimin e shkrimtarit; ajo është e mbyllur në “realitetin empirik” – në të vjetrën e së shkuarës, dhe duke mos dëshiruar të jipet dhe, duke mos pretenduar në madhështinë e vet të humbur; në të shëmtuarën shpesh nuk ka pasur aq vend në jetën dhe në marrëdhënieve njerëzore, po e vendosur keq midis synimeve dhe qenësisë, fjalës dhe veprës, veprimeve reale dhe frazave të bukura. Prandaj satira është element përbërës i pashmangshëm i çdo arti të vërtetë demokratik, i autorizuar që të vërtetojë farë idesh pozitive.
Të dish t’i deftosh botës, duke i përdorur mjetet më të mira të fantazis8 krijuese, vërtetësinë e saj të pasqyruar pa asnjë mashtrim optik mos do to thotë kjo, në mos të ndihmosh në çrrënjosjen e së keqes, atëherë gjithsesi të përcaktosh diagnozën e semundjes dhe t’i ofrosh njerëzimit një shërbim të padiskutueshëm.
Ju keni të drejtë plotësisht: – ne s’kemi çka të presim dhe në çka të shpresojmë nesër. Populli ynë po vegjeton në injorancë të tmerrshme, “i shtrënguar” ashtu nga fanatizmi fetar, dhe ashtu i verbër në pikëpamje ideore, çfarë është detyrë jo vetëm e shkrimtarit, po edhe e çdo biri të ndershëm të Shqipërisë- të zgjojë te ai aftësinë për të menduar dhe për të luftuar për të drejtat e veta.
Dhe, natyrisht, rol i paçmueshëm në këtë raport i bie publicistikës, që përmes miniaturave të qarta, të shkurta, të bindshme, t’u japë përgjigje të ngutshme, si jehonë, të gjitha problemeve politike e shoqërore, nga zgjidhja e të cilave varet e ardhshmja e gjithë kombit e, para së gjithash, e popullit. (I. Rugova, S. Hamiti, Kritika letrare, Rilindja, Prishtinë, 1979)
______
[1] Nga libri G. I. Ejntrei, Tvorchestvo Mid’ent, (Krijimtaria e Migjenit), Leningrad, 1973, kap. II, f. 42-43, 39-40. Tekstin që e kemi këtu të titulluar nga ne, në fakt është pjesë e disa fragmenteve të Letrës së Migjenit dërguar Botës së re më 14 qershor 1936, ashtu se, siç e thekson Ejntrej, Letra, për fat të keq, nuk u botua në revistë dhe nuk u ruajt në tërësi. (f. 40). (Nga rusishtja: I. Rugova)
[2] Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla, 1911-1938) lindi në Shkodër dhe vdiq në Torre Peliçe afër Torinos. Mësimet e para i mori në Shkodër e të mesmet në Manastir më 1932. Punoi mësues në fshatrat Pukë e Vrrakë deri më 1938. Atë vit shkon për shërim në Itali, ku edhe vdes nga sëmundja e tuberkulozit. Filloi të botojë menjëherë pas kthimit në Shqipëri, e sidomos gjatë viteve 1935-1936 te Rilindja, Bota e re, Përpjekja Shqiptare, Illyria etj. Më 1936 iu botua libri me poezi Vargjet e lira, i cili u ndalua nga censura e atëhershme. Veprat e tij u botuan mbas çlirimit, një libër poezish, e më 1961, Skënder Luarasi përgatiti një vëllim të poezisë, të prozës dhe të letërkëmbimit të tij, me titull Vepra, botuar në Tiranë. Vetëm më 1963 u botua një vëllim në Prishtinë e më 1977 nën përkujdesjen e Ali Aliut dhe Rrahman Dedajt u botuan veprat e tij në katër vëllime. (Kritika letrare, I. Rugova dhe S. Hamiti, Rilindja, Prishtinë, 1979)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shkrimi-i-gjergj-fisht-euml-s-102-vjet-m-euml-par-euml-shqiptar-euml-t-presin-ccedil-far-euml-u-jep-europa_hd-780x439.jpg)
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
“Durrsaku” aventurier që u bë ambasador në Perandorinë Osmane
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![KËTO MUND T’JU PREMTOJ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/twain-780x439.jpg)
KËTO MUND T’JU PREMTOJ
![Jeta tragjike e Rikardit II dhe Henrit IV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Rikardi-e1734618350958-780x439.jpg)
Jeta tragjike e Rikardit II dhe Henrit IV
![DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/01/PEDRO-SALINAS-780x439.png)
DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi