Kryesia e Kuvendit mblidhet sonte në ora 18:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se në orën 18:00, do ta mbajë mbledhjen me shefat e grupeve parlamentare, ku do të shqyrtojë kërkesën për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Telegrafi mëson se në këtë mbledhje, do të merret vendimi që seanca e jashtëzakonshme të mbahet konformë kërkesës së presidentit dhe kryeministrit, të dielën, në ora 18:00.
Ndërkaq, konsensusin për votim të kësaj marrëveshje e kanë shprehur të gjitha subjektet politike në një takim me presidentin Thaçi dhe ambasadorët e vendeve të Quintit, ku janë zotuar se deputetët e tyre do të votojnë pro kalimit të marrëveshjes që i jep fund izolimit të qytetarëve kosovarë për të udhëtuar pa viza. /Telegrafi/





















































