Kryesia e Kuvendit do të takohet nesër për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, në mesin e të cilave edhe ajo për rimëkëmbje ekonomike që deri më tash nuk ka pasur vota për të kaluar në Kuvend.
Në rendin e ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 dhe 28 shtator: votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, votimi i propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun.
Po ashtu do të jetë edhe votimi i propozim-rezolutës nga interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në territorin e Kosovës, në Karaçevë të Kamenicës dhe votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e COVID-19.
Kryesia e Kuvendit pritet të caktojë edhe seancën e re plenare për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, Pjesa e dytë Objektivi 1, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Itali për transferimin e personave të dënuar, Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për deminim humanitar, Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për automjete.
Po ashtu do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Kosovë, shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për 2019, atij të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2019, Fondit të Kursimeve Pensionale për 2019, Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për 2019 dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani