Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje, ku do të diskutojë rreth pikave të papërfunduara nga seancat plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator 2020.

Sipas njoftimit, në mbledhje të kryesisë do të diskutohet për këto pika: Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19 dhe përgatitjet për seancën e re plenare.


Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 14:30.

Lexoni më poshtë rendin e ditës së mbledhjes së Kryesisë:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit, Pika e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator 2020: Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020: Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19. Përgatitjet për Seancën e re plenare: Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26, Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet tjera jo shumicë, Propozimet e (4) katër komisioneve parlamentare për ndryshimin e emërtimeve dhe fushe veprimtarive të tyre, Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Telegrafi/