LAJMI I FUNDIT:
Peja -1° partlycloudy_night

Kryesia e asamblesë së fëmijëve viziton kryetarin e Pejës

Kryesia e asamblesë së fëmijëve viziton kryetarin e Pejës

Kryesia e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Pejë zhvilloi një vizitë tek Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri. Në takim morën pjesë edhe Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Albulena Mujaj-Bajraktari, dhe zyrtarja për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Ri-integrim, Drita Krasniqi.

Komuna e Pejës, përmes Facebook-ut, ka njoftuar se në këtë takim, anëtarët e kryesisë së Asamblesë, të shoqëruar nga Teuta Ukaj-Qafderbasha, zyrtare nga “Syri Vision”, prezantuan raportin e punës dhe aktivitetet e tyre gjatë vitit.

Foto: Komuna e Pejës

“Anëtaret e Asamblesë shprehën falënderimin e kryetarit për bashkëpunimin e treguar deri më tani, por njëherësh shprehën dhe kërkesat e tyre, kërkesa të cilat kryetari u zotua se do t’i ketë parasysh”, thuhet në njoftimin nga komuna.


Foto: Komuna e Pejës

Takimi përfundoi me shkëmbimin e urimeve për një vit të ri të suksesshëm, duke rikonfirmuar përkushtimin për mbështetjen e fëmijëve dhe zhvillimin e aktiviteteve të tyre. /Telegrafi/