Termokosi i gatshëm të fillojë ngrohjen edhe para 15 tetorit – faturimi me njehsorë prej vitit të ardhshëm

Kryeshefi i porsazgjedhur i ngrohtores së qytetit të Prishtinës, Fisnik Osmani, ka thënë se Termokosi është i gatshëm të fillojë me ngrohje edhe para datës 15 tetor.
Duke folur për përgatitjet e ngrohtores, Osmani tha se janë duke u përcjellë temperaturat e jashtme në qytet.
“Kur po flas përgatitjet, po flas për pjesën e rrjetit, pjesën e nënstacioneve termike, mirëmbajtjen e tyre, testimin e tyre. Edhe mund të konkludojmë që ne jemi gati që të fillojmë sezonën e ngrohjes me datën 15 tetor. Nëse paraqitet nevoja, jemi duke i përcjellë temperaturat e jashtme në qytet, nëse paraqitet nevoja, në konsultim me Komunën, ne jemi të gatshëm që t’ia nisim edhe më herët furnizimin me energji termike” – tha Osmani.
Aktualisht, Termokosi i ka rreth 18 mijë konsumatorë, ndërsa çmimi i faturimit të përcaktuar nga ZRRE-ja, sipas Osmanit, është 76 centë për metër katror për sektorin banesor dhe 96 centë për bizneset.
“Termokosi ka aplikuar për tarifat të reja dhe është në procedurë. Na duhen sepse është rregull ligjor. Para çdo fillimi të sezonës, ne jemi të obliguar që t’i marrim tarifat e reja. Ajo çka ne kemi propozuar janë të hyrat e lejuara prej inkasimit, këto të hyra në bazë të informatave për sezonin e kaluar kanë qenë 8 milionë euro, ndërsa projeksionet janë të njëjta edhe në këtë sezon. Pra nuk paragjykojmë a do të ketë ulje apo ngritje, por në bazë të pritjeve që i kemi, se aktualisht është në diskutim publik. Prej vitit të ardhshëm presim të ndryshojë mënyra e faturimit, për shkak të matësve të energjisë” – ka thënë tutje Osmani.
Ai tha se prej vitit 2014, në ngrohtoren e qytetit të Prishtinës nuk është bërë asnjë investim kapital serioz për mirëmbajtjen e kaldajave.
“Prej vitit 2014, kur praktikisht jemi në proces të ekogjenerimit, ngrohtorja e qytetit nuk ka bërë asnjë investim në mirëmbajtje të kaldajave. Ne kur kemi shkuar aty, kemi gjetur një gjendje në të cilën nuk është bërë asnjë investim, po flas investim kapital serioz i cili mbërrin mirëmbajtjen e kaldajave” – bëri të ditur Osmani.
“Ngrohtorja i ka dy kaldaja brenda, të cilat i kanë nga 58 mgW energji termike. Njëra është jashtë funksionit, tjetra është me funksion jo krejt të plotë. Po flasim për sistemin e vjetër, që nëse bie rrjeti, duhet me aktivizu atë. Por nuk garantojmë se do të ketë stabilitet në funksionim, në rast se kemi problem të furnizimit me KEK-un. Pra, nëse KEK-u dështon për arsye të ndryshme, atëherë ne mund ta shtyjmë disa ditë, por nuk garantojmë që mundemi me javë dhe muaj, me këtë sistem të kaldajave”.
Kur do të fillojë Termokosi faturimin me njehsorë?
Osmani, ka thënë se aktualisht është në fazën fillestare të impelentimit projekti për faturimin e ngrohjes me njehsorë.
Ai shtoi se njehsorët është një program shumë i rëndësishëm për ngrohtoren dhe qytetin.
“Është programi që do të vendosen matësit e rinj të energjisë në secilin radiator. Projekti parashikon diku mbi 17 njësi të tilla që do të vendosen, tash teknikisht do të vendoset një matës në 2/3 të radiatorëve dhe do të vendosen valvulat në secilën prej radiatorëve. Projekti momentalisht është në fazën e implementimit të tij, deri tash si njësi banimi kemi arritur në numrin mbi 5 mijë e 200. Punimet janë duke u zhvillu në Bregun e Diellit, Dardani, në zonën e Qendrës” – tha Osmani.
Osmani bëri të ditur se parashihet që vitin e ardhshëm të implementohet i gjithë projekti.
“Projekti i ka dy specifika. E para, ne do t’i ndihmojmë MCC në realizimin e projektit, për shkak se jemi duke e realizuar një plan dinamik. Projekti e parasheh që vitin e ardhshëm, nëse gjithçka shkon mirë, ne të fillojmë matjen me njehsorë” – deklaroi Osmani në emisionin ‘Kallxo Përnime’.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike 3.2 për qind në vitin 2025

Vendimi për rritjen e tarifave, ZRrE demanton veten për përfshirjen e katër komunave në veri (Dokument)

Vlerësim për standardet e sigurisë: AI Trade pret në vizitë Inspektoratin e Punës dhe Ambasadorin suedez

Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Mercom Company, standarte të reja në ndërtimin modern të Prishtinës

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Si ndjehet një pushim familjar i vërtetë dhe i qetë? Kur gjithçka thjesht shkon për mrekulli

Bëhu me pronë në bregdet

Nisin punimet për modernizimin e Termocetralit Kosova B - investim në vlerë prej 56.5 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe