Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, vetëm një muaj pasi e mori detyrën, ka marrë disa vendime drastike që synojnë ta shpëtojnë ndërmarrjen dikur më profitabile në vend.
Kryeshefi Istrefi ka shpjeguar se vendimet që kanë hyrë sot në fuqi, do të prekin pozitat e larta, pasi do të ulen tërë struktura e gradave “me efekt të përkohshëm dhe deri në përmirësimin e situatës financiare të korporatë”, e deri te punonjësit, pasi priten dhe pensionime të parakohshme.
Mes masave do të jenë ndalja e punësimeve të reja, ndërprerja e kontratave të hapësirave reklamuese, ulja e shpenzimeve të qirasë dhe reduktimi i përdorimit të veturave zyrtare.
Istrefi ka thënë se i ka marrë këto vendime duke vepruar në kuadër të autorizimeve të tij si kryeshef Ekzekutiv, mbështetur në autorizimet e përcaktuara në matricën e autorizimeve të TK ndërlidhur me procesin e Strategjisë Dalëse të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.
Menaxhmenti Ekzekutiv i propozon Bordit të Drejtorëve që me efekt të përkohshëm dhe deri në përmirësimin e situatës financiare të korporatës, të bëhet ulja e vlerës së tërë strukturës së gradave në korporatë në përqindje gjenerale dhe jo individualisht, për t’iu shmangur shkeljeve ligjore dhe kontesteve të mundshme të punëtorëve nëpër Gjykata, është vendimi i parë, për çka është vendosur unanimisht në mbledhjen e Menaxhmentit Ekzekutiv, mbajtur të premten.
“Si rekomandime, menaxhmenti i Telekomit të Kosovës ka kërkuar nga Bordi që të na mbështesë që të kemi nivelizim të gradave dhe pozitave. Edhe në raportim që e kam pasur në Qeverinë e Kosovës, e kam ngritur si shqetësim atë që e kam vërejtur dhe e kemi identifikuar ne si staf i brenda Telekomit që ka pozita që kanë dalë jashtë organogramit dhe të cilat e rëndojnë buxhetin aktual të Telekomit të Kosovës”, tha Istrefi, për Ekonomia Online.
“Me një vendim të tillë ka mundësi që të gjithë punonjësit të trajtohen barabartë. Kemi në sektorë dhe drejtori të caktuara ku përshkrimi dhe pozita e vendit të punës është e njëjtë, mirëpo grada apo të hyrat financiare dallojnë mes njëri apo tjetrit. Dhe këtu i kemi identifikuar si me prioritet që të ndërhyjmë që ta bëjmë këtë nivelizim të gjithë stafi të jetë i barabartë në bazë të përshkrimit të vendit të punës, t’i eliminojmë të gjitha pozitat fiktive që janë krijuar me kohë pas kohe në Telekomit të Kosovës dhe që kanë dalë jashtë organogramit”.
“Menaxhmenti Ekzekutiv, po ashtu, vendosi që menjëherë të ndërpriten të gjitha punësimet si dhe të ndalohen të gjitha risistemimet interne të cilat kanë efekte financiare dhe shprehen në rritje të gradave të punësuarit”.
Vendimi tjetër është ndërprerja e kontratave të hapësirave reklamuese.
“Menaxhmenti Ekzekutiv kërkoi që Departamenti i Marketingut, menjëherë të përpilojë një listë të kontratave aktuale të hapësirave reklamuese tek të cilat konform mundësive dhe drejtave kontraktuale, menjëherë do të dërgohet njoftimi për shkëputjen e tyre, normalisht aty ku kemi bazë ligjore, dhe kemi vlerësuar që ka mundësi që të mundemi edhe pa ato kontrata”, tha ai.
Sipas tij, Telekomi, po ashtu, do të rishikojë uljen e shpenzimeve të qirasë.
“Aty ku ka mundësi do të shkohet me reduktime të menjëhershme konform mundësive nga raportet kontraktuale komerciale”, thotë kryeshefi Istrefi.
“Ne i kemi diku 540 antena dhe për secilën e kemi të obliguar që të paguhet qera aty ku i kemi të vendosur. Pavarësisht se menaxhmenti më herët ka pasur kujdes në trajtimin e këtyre rasteve dhe kemi pasur ulje të shpenzimeve, mirëpo ka hapësirë dhe mundësi ende të rinegociohen me personat, hapësirën e të cilët i shfrytëzojmë për vendosjen e këtyre PTS-ave. E kemi formuar një ekip, i cili do të merret me negocimin me ta dhe besoj që aq sa kemi mundësi përmes negociatave të zvogëlohet edhe më tutje shpenzimeve të qerasë”.
Mes masave është dhe pensionimi i parakohshëm, që pritet të prekë rreth 180 punonjës të moshës mbi 50 vjeç.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!