LAJMI I FUNDIT:

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hodaj takohet me homologun nga Shqipëria, zotohen për bashkëpunim të mëtutjeshëm

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hodaj takohet me homologun nga Shqipëria, zotohen për bashkëpunim të mëtutjeshëm

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj priti në takim drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa (SHÇBA) të Republikës së Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku ku diskutuan për përgjegjësitë ligjore/institucionale – mënyrën e organizimit, mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacioneve si dhe bashkëpunimin në fushën e hetimeve dhe inspektimet e përbashkëta.

Gjatë këtij takimi, zyrtarët e IPK-së e informuan Rrumbullaku dhe zyrtarët e tjerë të SHÇBA-së për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës duke potencuar rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbikëqyrjes policore dhe kontrollit të brendshëm.

“Në këtë takim u diskutua edhe mbi përgjegjësitë ligjore/institucionale – mënyrën e organizimit, mundësitë për  fuqizimin e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacioneve si dhe bashkëpunimin në fushën e hetimeve dhe inspektimet e përbashkëta”, thuhet në komunikatë për medie.


“Që të dy agjencitë homologe (IPK dhe SHÇBA)  u zotuan  për angazhim të mëtutjeshëm  drejt fuqizimit të bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes policore dhe shërbimeve të kontrollit të brendshëm në të dy vendet, me qëllim rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit në luftën kundër dukurive negative në radhët e policisë si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të individit”, thuhet tutje në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori