LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori Lumezi e ambasadori O’Conell biseduan për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës

Kryeprokurori Lumezi e ambasadori O’Conell biseduan për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairí O’Connell, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe Britanisë së Madhe.

Sipas njoftimit nga Prokuroria e Shtetit, Kryeprokurori Lumezi dhe ambasadori O’Conell kanë biseduar për veprimtarinë dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe për projektin të cilin është duke e mbështetur ambasada britanike për të zhdukurit, për nevojat e ndihmës së Prokurorit të Shtetit në trajtimin dhe të identifikimit të viktimave të krimit, transmeton Telegrafi.    

Ambasadori O’Conell u shpreh i gatshëm që prokurorët të cilët kanë treguar rezultate të mira në zgjedhjen e lëndëve të ndihmohen dhe të përkrahen në forma të ndryshme, duke i dërguar edhe në trajnime profesionale.


Gjithashtu, Lumezi e O’Conell kanë biseduar edhe për ngritjen e llogaridhënies dhe transparencës për funksionimin e sistemit prokurorial të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori