Kamir Khan, prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), e krahasoi urdhër-arrestin ndaj Vladimir Putinit me ato kundër Radovan Karaxhiqit, Ratko Mlladiqit dhe Slobodan Millosheviqit.
Në një intervistë për BBC Rusia, Khan tha se pala ukrainase kërkoi një hetim mbi veprimet e Rusisë që në vitin 2021, kur ai u takua me kryeprokurorin ukrainas.
Megjithatë, Khan shpjegoi se në atë kohë ICC-ja kishte mungesë të burimeve dhe ai vetë kishte shumë përgjegjësi të tjera, pasi kishte marrë detyrën pak para udhëtimit në Ukrainë. Përveç kësaj, Khan nuk besonte se presidenti rus, Putin do të fillonte një luftë në shkallë të gjerë.
“Por kur ata e bënë, vendosa se ishte absolutisht e qartë se duhej të fillonim një hetim. Unë vizitova vendin e ngjarjes. Kur të dëgjoni historitë, shihni shkatërrimin dhe dëgjoni dëshmitë, duke përfshirë deklaratat e Vladimir Putinit dhe Maria Lvova- Belov (Komisionerja ruse për të Drejtat e Fëmijëve), nuk ishte e vështirë të zbatohej fuqia e plotë e ligjit.
“Kjo është shumë e trishtueshme. Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, një vend i madh me letërsi, muzikë, një nga vendet themeluese të OKB-së, që luajti një rol jetik në fitoren ndaj fashizmit. Pra nuk më solli asnjë gëzim. Ishte një ditë e trishtuar kur u lëshua urdhër-arresti për presidentin e një vendi, një anëtar i rëndësishëm i Këshillit të Sigurimit”, tha Khan.
Në fillim të kësaj jave, Putin vizitoi Mongolinë, ku supozohej se do të arrestohej, por në vend të kësaj u prit me respekt.
Karim Khan pohoi se Mongolia do të duhet të shpjegojë pse e injoroi urdhrin e arrestit të ICC.
“Negociatat janë duke vazhduar në nivelin e gjykatës. Gjykatësit mund të bëjnë rekomandime në rast të mosbashkëpunimit, por unë nuk dua të parashikoj asgjë, sepse kjo çështje tani është midis gjyqtarëve dhe qeverisë së Mongolisë”, tha Khan.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse beson se Putini do të përfundojë ndonjëherë në bankën e të akuzuarve në Hagë, Khan iu referua Tribunalit për ish-Jugosllavinë.
“Njerëzit qeshën kur Tribunali për ish-Jugosllavinë lëshoi urdhër-arrestin për Karaxhiqin dhe Mlladiqin, Millosheviqin apo kur Gjykata Speciale për Sierra Leone lëshoi një urdhër arresti për ish-presidentin e Liberisë, Charles Taylor. Historia ka treguar se këta njerëz, të cilët dikur kishin fuqi të madhe në vendin dhe rajonin e tyre, përfunduan në bankën e të akuzuarve. Ka shembuj që tregojnë se nëse dikush sillet si të dojë, duke përdorur pushtetin në mënyrë të papërgjegjshme, hapësira e tij për manovrim zvogëlohet”, pohoi ai.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar urdhër-arresti për Putinin dhe Komisioneren Ruse për të Drejtat e Fëmijëve, Maria Lvova-Belova në mars të vitit 2023. Ata dyshohet se kanë kryer krime lufte gjatë pushtimit rus të Ukrainës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-95-780x439.jpg)
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
![Rrëzohet një aeroplan në Arizona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-98-780x439.jpg)
Rrëzohet një aeroplan në Arizona
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht