Filmi ‘The trial of the Chicago seven’ (Gjykimi i shtatëshes së Çikagos) është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe është duke tërhequr vëmendje të konsiderueshme të publikut dhe kritikës. Fjala është për shtatë veta, të cilët në vitin 1968 organizuan demonstrata kundër luftës në Vietnam me rastin e konferencës vjetore të Partisë Demokratike në Amerikë. Filmi është realizuar mirë dhe, siç shihet edhe nga titulli, ka të bëjë me gjykimin e tyre.
Gjykatësi merr anë, atë të shtetit. Por, njeriu që duhet të jetë në anën e shtetit, me dëshminë e tij del në mbrojtje të të akuzuarve. Ai është Prokurori i Shtetit, Ramsey Clark, një figurë kontroverse i cili për një kohë të gjatë ka shërbyer në këtë funksion të rëndësishëm shtetëror.
Ramsey Clark është mjaft i poshtër dhe është 92 vjeç. Nuk është i poshtër për shkak të qëndrimit që paraqet në këtë film, por për shumë gjëra tjera. Kam pasur rastin ta takoj dhe jam bindur edhe vetë.
Në vitin 1996 e kam intervistuar. Fliste me një dashuri të madhe për Sllobodan Millosheviqin dhe i arsyetonte të gjitha sulmet e Serbisë në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë. I mohonte krimet serbe. Edhe pse ishte jurist me nam, nuk kishte asnjë fjalë të keqe për planifikuesit dhe ekzekutuesit e krimeve. I arsyetonte edhe masat serbe të cilat ishin ndërmarrë deri atëherë në Kosovë dhe jepte indikacione se, nëse Serbia intervenon në Kosovë, sikur në Bosnjë dhe Kroaci, do të ishte në rregull.
Natyrisht, edhe të këtillë siç ishte, unë e përgatita intervistën dhe i tregova për përmbajtjen Blerimit (Shalës) që ishte kryeredaktor i Javores Politike Shqiptare – “Zëri”. Ai e lexoi, por nuk e botoi. Nuk kishte se si të botohej një intervistë e tillë. Sikur të botohej me siguri do të ndikonte keq në disponimin e popullatës në Kosovë e cila priste ndihmën amerikane, kurse një ish-funksionar i saj i lartë, dhe ende me ndikim, paralajmëronte arsyetimin e krimeve serbe që do të ndodhnin ndaj shqiptarëve.
Kjo ka qenë intervista ime e vetme që kam bërë me dikë e që nuk është botuar dhe për të cilën gjë jam i kënaqur.
Kur vdiq Millosheviqi, Ramsey Clark i shkoi në varrim dhe mbajti fjalim. Gjykimin e këtij krimineli ai e quajti të pabazë për shkak se, sipas tij, nuk ekzistonin faktet për krime. Ai e tha edhe këtë në fjalimin e tij: ’Historia do të vërtetoj se Millosheviqi ka pasë të drejtë’.
Clark i ka bërë këto gjëra jo vetëm pse është pro serb, por edhe sepse është komunist.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit
Individualizmi ynë i mjerë

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

GJUHA SHQYPE

Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame