LAJMI I FUNDIT:

Kryeparlamentari Gashi emëroi Komisionin për shëndetësi si kompetent për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për ndotjen e ajrit

Kryeparlamentari Gashi emëroi Komisionin për shëndetësi si kompetent për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për ndotjen e ajrit

Debati mbikëqyrës në të cilën do të debatohet për efektet e ndotjes së ajrit do të mbahet në Komisionin për shëndetësi.

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit pasdite informuan se ai e ka emëruar këtë Komision si organ punues amë për debatin.   

“Më 30 janar 2025, është dorëzuar Kërkesë nga 20 deputetë drejtuar Kryetarit të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, nëpërmjet Kryetarit të Kuvendit, për mbajtjen e një debati mbikëqyrës mbi efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytetet e tjera në shëndetin e njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik. Më 6 shkurt 2025, kryetari i Komisionit të Përhershëm Anketues,  Apasiev, njoftoi se debati mbikëqyrës do të mbahet më 25 shkurt 2025. Disa nga anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 13 shkurt 2025, me numër arkivor 17-933/1, dorëzuan Njoftim drejtuar Kryetarit në lidhje me debatin mbikëqyrës të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, i planifikuar për datën 25 shkurt 2025, me temë: “Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në qytetet e tjera në shëndetin e njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik”, me të cilën sygjerojnë se ka procedura që nuk janë në përputhje me Rregulloren e Punës”, theksohet në përgjigjen me shkrim të kryetarit të Kuvendit.


Këto sygjerime i janë përcjellë Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit në përputhje me nenin 62 pika 3 e Rregullores së Punës, gjë për të cilën u informua edhe Apasievi.

Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit e shqyrtoi lëndën dhe më 17 shkurt konstatoi se nuk janë respektuar rregullat procedurale. Rrjedhimisht, më 19 shkurt, Kryetari e informoi Apasievin se debati i caktuar nuk mund të vazhdojë në ato rrethana. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se debati mbikëqyrës nuk do të mbahet; por duhet të zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara.

Për të siguruar mbikëqyrjen e duhur parlamentare dhe për të ruajtur besimin e publikut, 61 deputetë parashtruan kërkesë të re në pëpruthje me nenin 214. Kryetari e ngarkoi Komisionin e Shëndetësisë si trup punues amë në lidhje me debatin, duke garantuar respektimin e rregullave procedurale dhe duke siguruar që çështjet kritike si ndotja e ajrit dhe shëndeti publik të marrin vëmendjen e duhur. Komisioni i Shëndetësisë tani do ta thërrasë mbledhjen në mënyrë përkatëse, për të siguruar që debati të zhvillohet në mënyrë të organizuar, në përputhje me Rregulloren e Punës dhe ligjin.

Mbikëqyrja parlamentare është thelbësore, por edhe respektimi i Rregullores së Punës, për të ruajtur besueshmërinë dhe llogaridhënien. Kuvendi mbetet i përkushtuar në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme publike, duke garantuar integritetin procedural.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Ambasada e Kosovës në Shkup tregon arsyet e shtyrjes së zbatimit të

Ambasada e Kosovës në Shkup tregon arsyet e shtyrjes së zbatimit të "One Stop Shop" në Bllacë

Kalo në kategori