Kryeministri Zaev paralajmëroi intensifikim të bashkëpunimit me BERZH

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev sot u takua me Anka Joana Joanesku, drejtoreshë e zyrës së Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) për Maqedoninë dhe Kosovën dhe Franklin Stivs, këshilltar i lartë në kuadër të Nismës për Klimë Investuese dhe Zhvillim të Mirë (ICGI) që e zbaton BERZH.
“Agjenda reformuese dhe realizimi më i madh i investimeve kapitale janë prioritete të larta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vitin 2018. Do t’i shqyrtojmë të gjitha aspektet e mundshme dhe do ta intensifikojmë bashkëpunimin me BERZH në drejtim të realizimit të këtyre qëllimeve”, ka thënë kryeministri Zaev në takimin me përfaqësuesit e BERZH, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
Në takim janë këmbyer mendime për trendet e reja pozitive për të cilat ekonomia në Republikën e Maqedonisë u stabilizua, për pritjet e ardhshme në planin ekonomik, si dhe për sfera të bashkëpunimit në të cilat BERZH mund të kontribuojë me ndihmën dhe mbështetjen e saj përmes projekteve që i zbaton në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Përfaqësuesit e BERZH, siç thuhet në kumtesë, i prezentuan mundësitë për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në kuadër të Nismave për klimë investuese dhe menaxhim të mirë që ka të bëjë me disa aspekte të rëndësishme siç janë promovimi i dialogut midis sektorit publik dhe privat, projekte për rritjen e konkurrencës, projekte të cilat kanë të bëjnë me mbikëqyrjen inspektuese dhe kontrollin.
Lidhur me agjendën reformuese që e zbaton Qeveria, përfaqësuesit e BERZH-it shprehën mbështetje të fuqishme për realizimin e proceseve, thuhet në kumtesë.
Në takim është biseduar edhe për reformën në administratën publike, për përforcimin e kapaciteteve të komunave, për shkallën e realizimit të investimeve kapitale dhe rëndësinë e tyre për përshpejtimin e rritjes ekonomike si edhe për masat e mbështetjes së Planit për rritje ekonomike të cilat pritet të sjellin investime të reja dhe rritje të produktivitetit dhe konkurrencës./AIM/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës