Kryeministri Rama nikoqir i mbledhjes së kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri shqiptar Edi Rama, do të jetë nikoqiri i takimit joformal të kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Durrës, përcjell Telegrafi Maqedoni, ku temë diskutimi në takim do të jenë procesi i eurointegrimeve dhe përforcimi i bashkëpunimit rajonal.
Në këtë takim, siç informuan nga Qeveria e Shqipërisë, do të marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, kryesuesi i Këshillit të ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Zvezdiq, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq si dhe kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa. Në takim poashtu do të marrë pjesë edhe komisari për zgjerim dhe politikë ndërfqinjësore i BE-së, Johannes Hahn dhe nënkryetari i Bankës botërore për Evropë dhe Azi, Cyril Muller.
Të planifikuara janë disa panel-diskutime në të cilat do të flitet për tregtinë, shërbimet, investimet dhe ekonominë digjitale në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe pritet që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor më gjerësisht të debatojnë dhe fuqishëm të përkrahin zbatimin e Marrëveshjes për bashkësi të transportit, që u nënshkrua në fillim të muajit korrik në Trieste.
Nga këndvështrimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, ky takim shihet si mundësi e mirë për takim në mes Brnabiq dhe Zaev, pas tërheqjes së stafit diplomatik nga Ambasada e Serbisë në Shkup dhe siç paralajmëroi kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pritet të caktohet seancë e përbashkët e Qeverive të Maqedonisë dhe Serbisë deri në fund të vitit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës