LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Mustafa premton përkrahje për sportin

Kryeministri Mustafa premton përkrahje për sportin

Të diskutojnë për çështjet e ndërkombëtarizimit të sportit, dhe planet e së ardhmes Kryeministri, Isa Mustafa i mblodhi sot të gjithë përfaqësuesit e Federatave sportive të Kosovës si dhe Komitetin Olimpike.

Kryeministri Mustafa, zëvendëskryeministri Thaçi dhe ai Shala, (ky i fundit Ministër i Sportit), përgëzuan drejtuesit e federatave për sukseset e sportistëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe u shprehën se sporti është interes vital i Kosovës, ndaj edhe do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Mustafa në këtë takim shprehu përkushtimin e tij dhe të qeverisë së Kosovës për të ndihmuar dhe avancuar më tej sportin e Kosovës, nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, në legjislacion bashkëkohor dhe subvencionime.

Po ashtu u bisedua edhe për investimet që po bëhen në infrastrukturën sportive, e që sipas tyre, nuk janë të mjaftueshme.


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se ka planifikuar që në vitin vijues të investohen edhe gjashtë milionë euro infrastrukturën sportive, që akoma nuk është në nivelin e duhur.

Gjithashtu në këtë takim u tha se në maj të këtë vit pritet të pranohet Federata e Futbollit të Kosovës në instancat ndërkombëtare, federata e vetme që akoma nuk është pjesë e shtëpisë më të madhe të futbollit.

“Shpresoj dhe pres sipas bindjes së ministrit të Kulturës, Rinis dhe Sporteve, që ne do të anëtarësohemi edhe në futboll. Kështu që edhe ajo do të jetë një kurorëzim i anëtarësimeve tona në maj të këtij vit… Jemi munduar që të ndajmë mjetë për këtë, e di që janë dhënë mbi 2 milion e gjysmë subvencione për sport. Kemi shpenzuar për investime kapitale vitin e kaluar rreth 8 milion. Kemi planifikuar që vitin vijues të investohen 6 milion të tjera. Këto miliona nuk janë ato që i dalin mjaftë sporteve në Kosovë, por do të bëjmë përpjekje që të gjejmë edhe mënyra të partneritetit publikë privat edhe mënyra tjera, përmes të cilave ne do ta shtojmë vlerën e këtyre mjeteve. Edhe do të gjejmë mundësi të përbashkëta që të ndërtojmë objekte, ta ndërtojmë stadiumin Kombëtarë, Pallatin Olimpik në Prishtinë sepse janë objekte të cilat neve domosdoshmërish na nevojitet që t’i kem”, tha ai.

Ndërkaq, edhe njeriu i parë i sportit të Kosovës, Kujtim Shala tha se është duke u investuar në sport, por ky investim sipas tij, nuk është i mjaftueshëm. Ministria Shala foli edhe ndërtimin e objekteve sportive nacionale, për fushat ndihmëse, për palestërn sportive në kriterë të FIBA-së si dhe Pallatin Olimpik.

“Investimet të cilat po bëjmë nuk janë të vogla edhe pse nuk janë të mjaftueshme, pastaj duhet të shoqërohen edhe me një mekanizëm të mirëmbajtjes i cili na mungon shumë në Kosovë. Ne po tentojmë që një zonë, një kampus objektet nacionale të sportit, i cili do të jetë në Prishtinë në zonën e Bërnicës, kemi kryer të gjitha proceduarat me Ministrin e punëve të brendshme. Shumë shpejtë do të marrim si ministri, do të kemi në emrin tonë një zonë prej rreth 37 hektarësh e cila mendoj se është e mjaftueshme, për objektet nacionale për stadiumin nacional, për fushën ndihmëse për një palestër me kritere të FIBA-së, pallatin Olimpik. Po ashtu ne do të bisedojmë me komunën e Prishtinës që projekti i komunës për Pishinën Olimpike të zhvendoset atje nëse do të arrijmë të bindim edhe Komunën”, theksoi Shala.

Kurse Zëvendës Kryeministri, Hashim Thaçi beson se ky vit do të jetë historik për sportin e Kosovës.
“Ky vit është historik për sportin e Kosovës dhe për krejt shtetin tonë, shoqërinë tonë për të parë flamurin e shtetit tonë. Sportistët tanë do të jenë në lojërat olimpike në Rio de Janiero, është një vit shumë i rëndësishëm historik. Dhe kjo secilin prej nesh do të na bëjë më ndihemi mirë dhe më optimist për të sjellën e medaljeve të rëndësishme në Kosovë që do të na afirmon edhe më shumë shtetin tonë”, tha Thaçi.

Ndërkaq, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rritet buxheti për sport në vitet vijuese. Sipas Hasanit, rezultat e sportistëve tonë rrisin imazhin e shtetit tonë.
“Kosova tash më është dëshmuar kështu që këto rezultate përkthehen në rritjen e imazhit të Republikës së Kosovës. Ne presim realisht që në vitet në vijim nga buxheti i Kosovës përqindja për sport të jetë e dyfishuar apo trefishuar, ndoshta këto janë utopi, por vërtetë janë reale në raport më nevojat që i ka sporti i Kosovës”, pohoi Hasani.

Kujtojmë se Qeveria ditë më parë ka miratuar ligjin për sponsorizim,i cili është një prej ligjeve themelore që hap rrugën për të financuar dhe për të sponsorizuar sportin, e i cili rregullon raportin e subjekteve sportive me biznese dhe me organizatat e tjera.

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori