Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta presë sot në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, takimi do të mbahet nga ora 08:30.


“Pas takimit do të ketë deklarim për media”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/