LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim me senatoren Ernst: Kosova e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit me Iowa-n 

Kurti në takim me senatoren Ernst: Kosova e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit me Iowa-n 

Partneriteti strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rritja e bashkëpunimit mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, ishin tema e takimit, që kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pati me senatoren nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst.

Në këtë takim, që u zhvillua në margjina të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai falënderoi senatoren Ernst, veçanërisht për përkrahjen dhe ndihmën që ShBA-të dhe shteti i Iowa-s i ka dhënë Kosovës, për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


“Jemi krenarë për bashkëpunimin tonë të fortë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes”, tha kryeministri Kurti.

Ai shtoi se ishte kënaqësi e madhe që gjeneralmajor Corell nga Garda Kombëtare e Iowa-s ishte në Kosovë për Ditën e Pavarësisë.

Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë, kryeministri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret avancimin e bashkëpunimit me Iowa-n, shkëmbimin e praktikave, veçanërisht në ekonomi, bujqësi, mjedis e energji të ripërtërishtme.

Kryeministri theksoi punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e FSK-së në një ushtri moderne, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ai rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për integrim në aleancën më të madhe të paqes e sigurisë në botë, NATO, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në rajon dhe botë.​

Senatorja amerikane konfirmoi mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës, përtej partneritetit ushtarak, në të gjitha fushat zhvillimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori