Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka gjetur kohë për të shijuar jetën e natës.

Angazhimet e shumta dhe situata momentale e vendit tonë që po vë në stres të madh kryeministrin, ka bërë që si duket ai të ketë nevojë për momente relaksi.


rambo 1

Me bashkëshorten e tij, Anitën, kryeministri është parë duke hyrë në një nga klubet e famshme të kryeqytetit, ku po mbahej mbrëmje me muzikë nga Gamblemania, një nga DJ të njohur vendor.

rambo 2

Aty ai shihet si është mirëpritur nga sigurimi, që përshëndeten me të, teksa ai po hynte në objektin e klubit të natës me bashkëshorten e tij.

rambo 3

Nuk ka imazhe të kryeministrit brenda Zone Club, pasi duket se ai ka preferuar që gjithçka të qëndrojë maksimalisht private.

anita ramushi 3 Kryeministri dhe bashkëshortja e tij njihen tash e 13 vjet

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk njihet si frekuentues i ambienteve të tilla.

Ramushi dhe Anita ka afro 15 vjet që janë së bashku. /Telegrafi/