LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj priti në takim Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, presidentin e ANOC

Kryeministri Haradinaj priti në takim Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, presidentin e ANOC

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Presidentin e Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, me të cilin bisedoi për zhvillimin e sportit në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast falënderoi Al-Sabah, për angazhimin e tij për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, si dhe për vazhdimin e përkrahjes na avancimin e sportit në përgjithësi.

“Rinia e Kosovës është shumë e motivuar fal anëtarësimit dhe mundësisë së pjesëmarrjes së Kosovës në sportet dhe garat ndërkombëtare”, tha kryeministri Haradinaj.


Kryeministri Haradinaj po ashtu, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të krijojë infrastrukturë sportive dhe hapësira të nevojshme, që sportistët dhe federatat sportive të arrijnë rezultate si në garat vendore po ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe shprehu gatishmërinë që edhe më tutje të ofroj bashkëpunim dhe mbështetje për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe për sportin në Kosovë.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori