Kryeministri çek, Andrej Babis, ka thënë se do të shkarkojë ministrin e shëndetësisë nëse ai nuk jep dorëheqje pas një raportimi ku thuhej se ky i fundit shkeli kufizimet e rrepta të qeverisë dhe vizitoi një restorant të Pragës.

Sipas EuroNews, përcjell Telegrafi, Roman Prymula, është kritikuar pasi u fotografua duke dalë nga një restorant të mërkurën, i cili duhej të kishte qenë i mbyllur për shkak të rregullave të reja kundër coronavirusit.


E përditshmja çeke, Blesk, njoftoi se politikani gjithashtu nuk posedonte maskë në fytyrë derisa hipi në makinën e tij.

“Gabimi i ministrit Prymula është i pafalshëm”, shkroi Babis të premten.

“Unë i kërkova atij të japë dorëheqje dhe nëse nuk e bën, jam gati ta shkarkojë atë nga detyra”, u shpreh ai.

Ministri i shëndetësisë, Roman Prymula ende nuk i ka komentuar këto akuza. /Telegrafi/

cmsv2 22c9f692 86e3 551f a5bf 63a08d29ee31 5080094 Ministri çek i shëndetësisë, Roman Prymula