Kryeministri teknik i Bullgarisë, Stefan Janev tha se kabineti i përkohshëm qeveritar arriti ta mbrojë itneresin nacion të Bullgarisë në politikën e jashtme, posaçërisht qëndrimin bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas kryeministri bullgar, Bullgaria ka demonstruar dialog dhe ka bërë gjithçka që është e nevojshme.


"Sofja e argumentoi qëndrimin e saj para partnerëve evropian, kështy kjo sjellje është parimore dhe qëndrim parimor. Qeveria me dinjitet mbrojti interesin nacional bullgar", tha Janev.

Ai shtoi se muajve të ardhshëm edhe QEveria e ardhshme do të ketë një qëndrimm të tillë./Telegrafi/