LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri britanik mirëpret veprimin e Kurtit për taksën ndaj Serbisë dhe mbështet vazhdimin e dialogut

Kryeministri britanik mirëpret veprimin e Kurtit për taksën ndaj Serbisë dhe mbështet vazhdimin e dialogut

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr taksen ndaj mallrave serbe.

Sipas një njoftimi të Ambasads britanike në Kosovë, Johnson ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq dhe ka mbështetur vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Kryeministri mbështeti rinisjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Ai mirëpriti tërheqjen e pjesshme të Kosovës të tarifave ndaj mallrave nga Serbia dhe inkurajoi reagim pozitiv. Ai tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të kërkojë me ngulm heqjen e plotë të tarifave”, ka thënë Johnsoni.


Reagon Bashkimi Evropian, mirëpret njoftimin e Kurtit për tarifën: Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që dialogu të rifillojë
Lexo po ashtu Reagon Bashkimi Evropian, mirëpret njoftimin e Kurtit për tarifën: Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që dialogu të rifillojë

Në lidhje me situatën në Bosnjë e Hercegovinë, Johnsoni ka kërkuar nga Vuçiqi të shfrytëzojë ndikimin e tij për të qetësuar tensionet.

Për çështjen e taksës, më herët ka reaguar edhe  Zyra e përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Reagon Grenell: Taksa duhet hequr plotësisht, Kurti është duke bërë një gabim serioz
Lexo po ashtu Reagon Grenell: Taksa duhet hequr plotësisht, Kurti është duke bërë një gabim serioz

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur njoftimin se Kosova do të heqë tarifat për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ndryshe, Kurti të enjten në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se më 15 mars taksa do të largohet pjesërisht, ndërsa nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori