Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar i ka përshkruar skenat kaotike që u shpalosën pas goditjes me thikë si “veprime të një pakice të vogël dhe të pamend” dhe ka dënuar “urrejtjen e së djathtës ekstreme”.
Bëhet e ditur se qeveria britanike do të mbajë një mbledhje urgjente në përgjigje të protestave të dhunshme që çuan në mbi 150 arrestime.
Kryeministri Keir Starmer e ka dënuar atë që ai e quajti “grup i së djathtës ekstreme” që ka mbërthyer kombin pas një goditjeje me thikë që la të vdekur tre fëmijë.
Në një deklaratë të lëshuar së fundmi, Starmer u zotua se qeveria e tij do të bënte “çdo gjë që duhet për t’i vendosur këta banditë para drejtësisë” ndërsa ai iu drejtua kombit pas trazirave të vazhdueshme, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, teksa ai fliste, policia në qytetin anglez të Rotherham u përpoq të frenonte një turmë protestuesish të ekstremit të djathtë që po përpiqeshin të hynin në një hotel ku strehoheshin azilkërkuesit.
“Nuk ka asnjë justifikim, asnjë për këtë veprim dhe të gjithë njerëzit me mendje të drejtë duhet të dënojnë këtë lloj dhune”, tha Starmer.
“Unë nuk do të turpërohem t’i quaj ata siç janë, banditë e ekstremit të djathtë”, shtoi ai.
Ndryshe, trazirat kanë pushtuar Mbretërinë e Bashkuar pas një sulmi me thikë në një klasë kërcimi javën e kaluar që la të vdekur tre vajza dhe disa të plagosur.
Policia ka paralajmëruar se krimet e tjera mund të mos hetohen plotësisht pasi mijëra oficerë janë vendosur për të luftuar trazirat mes masave të gjera sigurie.
Thirrjet për protesta kanë ardhur nga të gjitha rrjetet sociale, por një lojtar kyç në organizimin e tyre është Stephen Yaxley-Lennon, i cili njihet si Tommy Robinson.
Starmer u zotua t’i japë fund kaosit dhe tha se policisë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do t’i jepen më shumë burime.
“Ju garantoj se do të pendoheni që keni marrë pjesë në këtë trazirë, qoftë drejtpërdrejt apo ata që thirren për protestë në rrjete sociale dhe më pas ikin. Kjo nuk është protestë. Ajo është e organizuar, dhuna nuk ka vend në rrugët tona”, tha kryeministri britanik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit