LAJMI I FUNDIT:

Kryemadhi: Nuk mund të kemi marrëdhënie politike me një kryeministër që u bën keq shqiptarëve

Kryemadhi: Nuk mund të kemi marrëdhënie politike me një kryeministër që u bën keq shqiptarëve

Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një takim me strukturat e kësaj partie në Cërrik deklaroi se nuk mund të ketë marrëdhënie politike me një kryeministër që po u bën keq shqiptarëve.

“Për çfarë do të rrijë kjo opozitë në Parlament, që të bëhet fasadë e Edi Ramës? Jo! Harta e fundit ose pozicionimi i fundit që ne na ka ngelur është të takohemi me ju dhe të marrim vendimin se si do ia bëjmë dhe se si do veprojmë në hapat e mëtejshëm. Sepse nuk mund të ecim më me qëndrime partiake dhe politike në marrëdhënie me një Kryeministër që po i bën keq shqiptarëve, nuk po i bën keq një partie politike. Ky Kryeministër po i bën keq shqiptarëve”, shpjegoi Kryemadhi.

“Dje, në qendër të Tiranës, 50 metra larg zyrës së Kryetarit të Kuvendit, 100 metra larg zyrës së kryeministrit, qëllohet me pistoleta, sikur të jenë fëmijë duke luajtur lojë luftash. Qëllohen me pistoleta, plagosen e vriten njerëz në vendin më të frekuentuar nga shumë të rinj e të reja, nga adoleshentë, të cilët kalojnë kohën e tyre të pasdites në kryeqytet. Krimi tashmë ka zaptuar çdo gjë. Përveçse ka zaptuar gjithë institucionet shtetërore, tashmë po zapton edhe rrugët e Tiranës dhe ambientet ku rrinë të rinjtë shqiptarë”, deklaroi Kryemadhi. /TCH/


Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori