Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka bërë shkelje të urdhrit të trupit gjykues sa i përket zhvillimit të procedurës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve, pasi prokuroria nuk e ka sjellur dëshmitarin e radhës në seancën e sotme.
Kryegjykatësi Charles Smith ka paralajmëruar ZPS-në se një shkelje e dytë do të shqyrtohet për marrje sanksionesh. Ndërsa nga ZPS nuk kanë dashur të komentojnë për KosovaPress arsyen e mungesës së dëshmitarit të ri.
Në Gjykatën Speciale në Hagë ka përfunduar dëshmia e dëshmia e dëshmitarit të nëntë të ZPS-së, pas së cilës, parashihej të dëgjohej dëshmitari i radhës.
Por, seanca është mbyllur në mungesë të prezencës së dëshmitarit të dhjetë, ndërsa trupi gjykues ka bërë me dije se me këtë ZPS ka bërë shkelje të urdhrit të turpit gjykues sa i përket procedurës.
“Në këtë moment të gjykimit, vetëm një organizatë është përgjegjëse për të thirrur dëshmitarët dhe për tu kujdesur për pjesëmarrjen e tyre dhe kjo është ZPS. Të gjithë këta njerëz dhe katër të akuzuarit të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim janë në pritje të dëshmitarit të radhës, në mënyrë që kohën ta përdorin në mënyrë të përgjegjshme, ky trup gjykues e ka marrë shumë seriozisht përgjegjësinë e vet për të mbrojtur të drejtat e të akuzuarve për një gjykim të shpejtë dhe të drejtë”, ka thënë kryegjykatësi Smith.
Smith i ka bërë me dije ZPS-së se për një shkelje të dytë do të shqyrtohen edhe sanksionet.
“ZPS ka bërë një shkelje të drejtpërdrejt të urdhrit të trupit gjykues sa i takon zhvillimit të procedurës, ky është një paralajmërim i parë për ZPS-në, një shkelje e dytë do të shqyrtohet pastaj për marrje sanksionesh. Ky është fundi i kësaj deklarate, do të shihemi ditën e hënë”, tha Smith.
Pas kësaj deklarate, prokurori James Pace ka dashur të flas por nuk është lejuar nga kryegjykatësi i cili ka theksuar se parashtrimi mund të bëhet vetëm me shkrim.
Ndërsa urdhri për zhvillimin e procesit thotë që është përgjegjësia e palëve që të sigurojnë që në përfundim të dëshmisë së një dëshmitari, të ketë dëshmitar gati në rend për të filluar dëshminë.
E nëse një prej dëshmitarëve të propozuar nuk është në gjendje që të dëshmojë sipas kalendarit apo nëse nuk ka kundër pyetje, ose nëse kundër pyetjet zgjasin më pak nga se pritej, pala thirrëse duhet të sigurojë që të ketë një dëshmitar alternativ të gatshëm për ta thirrur në mënyrë që të mos ketë vonesë në procedurë.
Në këtë çështje gjyqësore deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre nëntë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.
Seancat janë zhvilluar kryesisht të mbyllura për publikun, apo dëshmitë janë shfaqur me përmbajtje të redaktuar.
Ish-krerët e UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime të pretenduara të luftës, ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Për të gjitha akuzat ata janë deklaruar të pafajshëm. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Akuzat e LSDM-së dhe BDI-së, MMJPH: Jemi të hapur për hetime

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri