LAJMI I FUNDIT:

Kryediplomati çek uron presidentin Thaçi, mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit

Kryediplomati çek uron presidentin Thaçi, mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomír Zaorálek, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën thotë se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit dhe i uron suksese në detyrën e tij të re.

Në urimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, thuhet “Ishte kënaqësi për të punuar me ju në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës Çeke dhe Republikës së Kosovës, si dhe në forcimin e bashkëpunimit brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, do të doja të theksoj veçanërisht konferencën e Ministrave të Jashtëm të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Pragë në nëntor të vitit 2015, duke përfshirë edhe nënshkrimin e Marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor”.

“E mirëpres vazhdimin e bashkëpunimit me ju dhe ju uroj, Shkëlqesia Juaj, suksese në detyrat tuaja të ardhshme, si dhe në jetën tuaj personale”, thuhet në urim. /Telegrafi/