LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ fton konsumatorët për pagesa të rregullta të faturave

KRU ‘Prishtina’ fton konsumatorët për pagesa të rregullta të faturave

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” fton të gjithë konsumatorët individual dhe komercial që t’i paguajnë faturat e konsumit të ujit dhe kanalizimit.

Sipas kompanisë, këto pagesa do të rrisin investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit me qëllim që të ketë në vazhdimësi ujë të pijshëm.

“Të gjitha mund të arrihen, nëse ju të nderuar konsumatorë bëni pagesa të rregullta për shërbimet që ne ua ofrojmë. Drejtohuni pikave tona të arkëtimit, institucioneve financiare dhe mikrofinanciare dhe Postës së Kosovës dhe mos hezitoni të kryeni obligimet tuaja financiare për ujin e pijshëm. Bashkërisht mund të arrijmë më të mirën për ju dhe për ne. PAGUANI UJIN E PIJSHËM, QË TA KENI ÇDOHERË NË KROJET TUAJA”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.


KRU "Prishtina" kërkon shpenzim racional të ujit
Lexo po ashtu KRU "Prishtina" kërkon shpenzim racional të ujit

Po ashtu, kompania ka kërkuar nga qytetarët shpenzim racional të ujit të pijshëm.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se temperaturat e larta që po mbizotërojnë mbi vendin tonë kanë bërë që niveli i ujit në liqene akumuluese të bie dalëngadalë. /Telegrafi/