Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në ditët në vijim priten reshje të vazhdueshme shiu, të cilat mund të shkaktojnë vërshime dhe bllokime në rrjetin e kanalizimit.

KRU Mitrovica bëri të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë tashmë në terren dhe po monitorojnë situatën nga afër, me qëllim parandalimin e çdo problemi të mundshëm që mund të paraqitet nga reshjet intensive.


Kompania u kërkon qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe me kushte të pafavorshme atmosferike. /Telegrafi/