KRU “Gjakova” vazhdon punimet për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit

Pas vendosjes së gypit të ri në Krushë të Madhe, i cili u bë me vetëfinancim nga KRU “Gjakova”, kjo kompani po vazhdon edhe me punime të tjetra në rrjetin e ujësjellësit.
Përmes një njoftimi të bërë në rrjetit social Facebook, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar që pas vendosjen së gypit kryesor në fshatin Xërxë, në këtë lokacion aktualisht po punohet për realizimin e degëzimeve të reja, punime këto të cilat do t’ua mundësojnë konsumatorëve qasjen në rrjetin e përmirësuar të ujësjellësit.
Tutje KRU “Gjakova” bën të ditur se do të vazhdojë të punojë në të mirën e qytetarëve, në të gjithë zonën e saj të operimit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































