KRU “Gjakova” punon në sanimin e dy defekteve në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Rahovec

Ekipet teknike të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, nga Njësia e Prizrenit, janë angazhuar në sanimin e një defekti në fshatin Qendër, ku po ndërhyhet në gypin me diametër Ø32 mm.
Paralelisht, ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar edhe në rregullimin e një defekti tjetër në rrjetin furnizues me ujë për fshatin Kramovik, në gypin me diametër Ø200 mm, përcjell Telegrafi.
Nga KRU “Gjakova” bëhet e ditur se punimet po zhvillohen me intensitet me qëllim që furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e këtyre zonave të normalizohet sa më shpejt.
Kompanisë u bëhet thirrje konsumatorëve për mirëkuptim deri në përfundimin e plotë të sanimeve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































