KRU “Gjakova” ndërhyn në rrugën “Minatori” për sanimin e pusetave të mbuluara me asfalt

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka realizuar një ndërhyrje të menjëhershme në rrugën “Minatori”, në lagjen Brekoc të Gjakovës, pas evidentimit të disa pusetave të kanalizimit fekal që ishin të mbuluara me asfalt nga operatori ekonomik gjatë punimeve të mëhershme.
Pas inspektimeve në terren, ekipet teknike të KRU “Gjakova” kanë intervenuar duke bërë rihapjen e pusetave dhe vendosjen e kornizave metalike me kapak.
Kjo ndërhyrje është bërë me qëllim të mundësimit të qasjes së rregullt për mirëmbajtje, si dhe për garantimin e funksionimit të pandërprerë të rrjetit të kanalizimit në këtë zonë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































