KRU “Gjakova” apelon tek qytetarët e Gjakovës që të mirëmbahet rrjeti i kanalizimit
KRU “Gjakova” ka bërë ttë ditur se është raportuar një rast i dëmtimit të kanalizimit në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë, duke nxitur kështu edhe reagimin e kësaj kompanie.
Sipas njoftimit të bërë ngë KRU “Gjakova”, në rrjetin e kanalizimit në këtë rrugë janë hasur mbeturina të hedhura në pusetat e kanalizimit, veprim i cili nga kompania është cilësuar si i papranueshëmm dhe i dëmshëmp pasiqë një gjë e tillë jo vetëm dëmton rrjetin, por mund të çojë në bllokime, përmbytje dhe pasoja të rënda për të gjithë banorët që janë të kyçur në rrjetin e kanalizimit që ekziston në atë zonë.
"Rrjeti i kanalizimit është një pasuri e përbashkët. Mirëmbajtja e tij nuk është vetëm përgjegjësi e ujësjellësit, por kërkon ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët," thuhet në njoftimin e bërë nga KRU “Gjakova”.
Tutje kjo kompani u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina apo sende të tjera të papërshtatshme në sistemin e kanalizimit dhe të denoncojnë raste të tilla kur i hasin. /Telegrafi/






























