LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Gjakova’ apelon te konsumatorët që të mos e keqpërdorin ujin e pijes

KRU ‘Gjakova’ apelon te konsumatorët që të mos e keqpërdorin ujin e pijes

Gjatë stinës së verës rritet përdorimi i ujit të pijshëm por edhe keqpërdorimi i tij.

Andaj me qëllim të furnizimit me sasi të mjaftueshme dhe të barabartë për të gjithë konsumatorët Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” apelon që të racionalizojnë shpenzimin e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit

“Me qëllim të furnizimit në sasi të nevojshme dhe shpërndarjes së barabartë për të gjithë konsumatorët në këtë periudhë të verës dhe që konsumatorët në pika më të larta të mund të furnizohen rregullisht me ujë të pijes nga KRU ‘Gjakova’ në apelojmë që të gjithë këta konsumatorë që të racionalizojnë shpenzimin e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit. Ne me theks të veçantë duhet të njoftojmë konsumatorët e zonës së Cermianit, të Hoqës së Madhe, të Opterushës, të Damian 3, të Drenocit, që kohët e fundit janë ngritur disa shqetësime për shpenzim enorm të ujit në këto zona”, tha Kaltrina Rudi-Nikoliqi, zëdhënëse e KRU “Gjakova”.


Rudi-Nikoliqi tha se ekipet përgjegjëse janë mobilizuar dhe po bëjnë inspektimin e gjendjes në terren.

“Njoftojmë konsumatorët që janë në fuqi ndalesat për keqpërdorimin e ujit të pijes dhe veçanërisht në këtë stinën e verës që gjatë periudhës së emergjencës dhe për shkak të thatësirës duhet respektuar aplikimi i ndalesave të përdorimit të ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit për ujitjen e arave, spërkatjen e paautorizuar të rrugëve dhe trotuareve, ujitjen e kopshteve, autolarje dhe çfarëdo shfrytëzimi jo i domosdoshëm”, tha ajo.

Për mosrespektimin ndaj këtyre ndalesave, personat që identifikohen duke keqpërdorur ujin e pijes nga rrjeti i ujësjellësit do të pasojnë gjobat e parapara sipas akteve ligjore. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Banka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut

Banka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut

Ekonomi
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje

ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje

Ekonomi
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape

Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape

Ekonomi
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Edhe pse nuk duhet ta zotërojnë atë, bankat kanë fituar para të mira nga rritja e madhe e Bitcoinit

Edhe pse nuk duhet ta zotërojnë atë, bankat kanë fituar para të mira nga rritja e madhe e Bitcoinit

Botë
Kalo në kategori