LAJMI I FUNDIT:

Kronikë mbi jetën

Jeta është një topth paradoksal ku i gjithë njerëzimi kotet pak nga pak në shpresë… Edhe pse vetë jeta jonë është një kurth pas njohjes dhe vullnetit për pushtet, ajo në të vërtetë mbetet në thelb paradoksale. Njeriu është i veshur me autoritetin e arsyes, dhe gjithmonë ka pasur tendencë për vullnet e instinkte të ndryshme ndiesore. Natyra i ka dhënë vetë njeriut goditje, pra, që ta kuptojmë më drejtë, goditja vjen si shkak i pajisjes së njeriut me arsye dhe vullnet. Natyra i ka dhënë njeriut; arsyen dhe vullnetin, por dhe goditjen si paraqitje për t’u sprovuar.

Autoriteti i arsyes jep elan paksa të sigurt për të zbërthyer joshjen ndaj të panjohurës, por në të kundërtën e rasteve, ajo të kufizon lirinë duke të dyfishuar detyrimet mbi kushtet e ekzistencës apo këmbadorës mbi përkushtimin e mirë ndaj martesës. Të kesh arsye nuk do të thotë të jesh rezistent elastik ndaj jetës, sepse jeta gjithnjë ka një thelb negativ. Të gjitha detyrimet që dalin nga shkaku i jetës mund të vijnë deri te pasoja e kufizimit të lirisë, e cila ka gjasa të mundshme të sjellë manifeste të pa menduara mirë. Andaj, për një dishepull apo prijës shkencor mund të jetë i dhembshëm fakti i ndonjë detyrimi që mund të jetë i domosdoshëm, detyrim ky që i rëndon dhe i kufizon me çdo kusht bindjet drejt planeve të hapërueshme në kohë. Detyrimet e tilla mund të godasin përtej çdo plani të mundshëm, dhe këtë goditje nuk hezitoj ta quaj se “është një topth paradoksal”. …duke e shkruar këtë letër sipas bindjeve të mia vetjake më magjeps ndër mend një shprehje e filozofit gjerman Arthur Schopenhauer, i cili shkruante: “Me martesën gruaja kthehet e lirë, ndërsa burri humbet lirinë e vet".

Njeriu është shpeshherë viktimë e kohës së tij. Ekzistenca e tij e natyralizuar mund ta shpie në një zhgënjim të përthyeshëm, madje ndoshta edhe ekzistenca e tij e përzgjedhur mund ta kthejë përmbys hovin e planeve të tij. Sipas mendimit tim, kjo ndodh si pasojë e instinktit për vullnet ndaj dëshirës, ndjenjave, pasionit etj. Instinktet e ndryshme, të cilat në thelb janë ndiesore, jo gjithmonë kanë forcë të triumfojnë përballë sfidave të ndryshme jetësore, por më shumë e tendojnë harkun. Krahas kësaj, edhe arsyeja nuk është e aftë gjithherë ta orientojë apo mbikëqyrë njeriun drejt mirëqenies. Konkludoj njëanshëm se: njeriu është harku, ndërsa triumfi vetë jeta.


Brenda vetë jetës vërej se; drejtësia nuk ekziston, pos të keqes e cila dominon natyralisht. E keqja që ndodhet brenda çdo thelbi jetësor e ka sjell të drejtën si kundërvlerë e të keqes. Si pasojë e të keqes, e drejta ka zbritur për ta sanksionuar. E drejta ka ardhur për shkakun e të keqes, ndërsa e mira ndodhet vite drite larg nesh, objektivit tonë inteligjent…

Meqë jeta ka një fund dhe është transite, atëherë kushti ynë është ta përzgjedhim atë sipas bindjeve humane e njerëzore. Ta përdorim më logjikë autoritetin e arsyes për shumë veprime jetësore, si dhe të kemi kujdes ndaj instinkteve pasionante. Sepse pasioni dhe ndjenja janë të rrezikshme kur paraqiten në politikë, etikë, edukim e kështu me radhë. Ndjenjat, ndonjëherë janë paraqitje të sikletshme të cilat çojnë drejt provës për t’u mjegulluar psikologjikisht. Edhe arsyeja, edhe vullneti, por edhe pasionet ndiesore janë shpeshherë një pikë relative drejt çorientimit psikik të vetë njeriut. Jeta është një kronikë dinake që përhap egoizëm, sesa humanitet. Si kusht i vetëm i kësaj, jeta dhe njeriu mbeten dy paraqitje brenda një sfide të (pa)përgjegjshme në raport me veten…

…çdo fund ka objektivin e vet dhe përgjegjësinë, vetëm diktatorët mbeten të kursyer në përgjegjësinë e tyre me veten dhe shoqërinë…

(Autori është poet, eseist filozofik, kryetar i Shoqatës së artistëve “Pushkin”)

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori